KreuAktualitetiNuk ka kryefamiljar që nuk do ta shohë të lumtur familjen e...

Nuk ka kryefamiljar që nuk do ta shohë të lumtur familjen e tij. Para se të zemërohesh me të , shih dhe reflekto për atë që po bën burri yt…/ Nga Fred Zëra

E dini që burri juaj shpesh qortohet nga eprorët ?
E dini që burri juaj ndonjëherë ofendohet nga “të fuqishmit” ?
E dini që ndoshta burri juaj ka rrezikuar jetën për ju dhe fëmijët tuaj ?
E dini që shpesh burri juaj ka duruar urinë për tu kthyer në shtëpi me lekë ?
Para se të rrini me turi varur…llogarisni sa pika djerse ka derdhur për ju e fëmijët.
Shiheni mirë në sy dhe mbase e kuptoni se sa lot ka derdhur për t’ju parë të lumtur e buzëqeshur.
E nëse deri sot nuk ka arritur të plotësojë të gjitha dëshirat e tij, është vetëm nga rrethanat.
Nuk ka kryefamiljar që nuk do ta shohë të lumtur familjen e tij.
Para se të zemërohesh me të , shih dhe reflekto për atë që po bën burri yt.
Mendo se sa shumë lodhet për kërkesat e familjes së tij.
Disa prindër nuk janë të aftë t’ja tregojnë familjes së tyre lodhjen e dhimbjen e tyre, e përtypin në heshtje vetë
Burrat nuk duan që gratë e tyre ta marrin vesh sa po përpiqen, nuk duan të duken të dobët para familjes së tyre, duan vetëm që gruaja e tyre të jetë krenare për punën që bëjnë.

Për të gjithë baballarët, për të gjithë burrat, kudo që janë, lodhja e tyre qoftë një bekim ! ( Fredi Zëra)

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit