Pusho, pusho… hesht, hesht… epo dhe heshtja lodhet një ditë. Kush mban përgjegjësi për këtë Skenderbe që është sot?
Skënderbeut dhe Korces nuk i përshtatet zvarritja… jo, kurrë! Është një skuadër që perfaqeson një qytet, një Skenderbe qe simbolizon një dashuri… është një Korce që askush nuk mundet ta injoroje, ashtu sikurse ndodhi dhe po ndodh kohët e fundit.
Nuk po bëjmë analizë për të gjetur fajtorët që na kanë vënë një njollë turpi, njollë që Korca dhe korçarët nuk e mbajnë dot mbi supe, por po analizojmë ekipin që sot mban mbi supe një fanellë që para 88 vitesh ishte kampione e Shqiperise, fanellën e Skenderbeut të
Korces, Korces që sivjet feston 105 vjetorin e Republikes Autonome!
Kemi të drejtë të ngremë zërin e të kërkojmë të dimë se kush do jetë vazhdimësia e ekipit… po luajmë për të dalë? Po luajmë për gjynah? Po luajmë se duhet të mbajmë emrin kështu si është për të thithur ndonjë përfitim? Apo luajmë dhe kaq e kemi takatin?!?!?
Këto pyetje që bëj, janë ato që gjithë korçarët bëjnë me njëri tjetrin pa marrë asnjë përgjigje, pavarësisht se çdo qytetar me taksat që paguan në bashki është një kontribues.
Kush është drejtori i klubit? Është Haris Fakic ? Dora e tij janë këto blerje? Për tranieret kush vendos? Kush është Memelli që quan sukses se lojtarët po vrapojnë në fushë? Skënderbeun para se ta trajnosh duhet ta duash dhe kjo nëse nuk tregohet me ndjenjë, të paktën tregohet me punë… për të mos thënë që korçarët mbajnë mend dhe disa deklarataneper studio pro dënimit të Skenderbeut…
Por përsëri le flasim për paraqitjen e ekipit në këtë moment shumë të vështirë që po kalojmë. Fatmirësisht Korca ka krijuar prej vitesh një akademi që më të drejtë cilësohet si me e mira në Shqiperi. Tranieret korçare si p.sh Vasian Ballco , Daniel Jano , apo të tjerë ë kanë treguar aftësinë ë tyre me ekipet e brezave qe drejtojne. Nëse ne si ekip nuk kemi vështrim kampioni si vitet e mëparshme dhe nuk pretendojmë të marrim futbollistë klasi, apo traniere “firma” , mos lagavitemi kot me prurje rrethesh dhe lojtarë patatinash…
Djemte tanë mjaftojnë…Korca ju jep atyre forcë e dashuri. Ata do fitojne, do humbin, por kurrë nuk do zvarriten… nuk do bëhen për tu tallur. Korça as nuk blihet dhe as nuk shitet…
Por kjo nuk është kryesorja… ajo që gjithë Korca pret është një përgjigje për vazhdimësinë. Kështu nuk vazhdohet me… në nuk e meritojmë mos dimë se çfarë do bëjmë nesër. Kemi respekt për kontributin e presidentit Takaj, por tashmë koha nuk pret.
Skënderbeu nuk duron dot zbritur nga kali dhe pa shpate ne dore!/ NewsIn.al

