OMERTA ose Kodi i Heshtjes ne PD
Të heshtësh shpesh të krijon avantazhe,pasi një individ që sheh punën e tij dhe nuk ngatërrohet në debate ose konflikte,klasifikohet tek të mirët. Këtë bëjnë edhe një pjesë e atyre,që kanë interesa jo të vogla në një situatë të caktuar,por vendosin të heshtin. Aftësia për të heshtur,sipas një kodi të gjithëpranuar është kthyer në një cilësi të lavdërueshme,që zakonisht e shpërblen më së shumti politika.
Kodi i heshtjes në fakt mori një tjetër dimension nga Mafia siciliane,e cila ndëshkonte mizorisht ata që e thyenin OMERTA-n,duke ja dorëzuar Italinë krimit të organizuar për vite me radhe.
Për analogji,partitë politike në vend kanë instaluar djallëzisht dhe janë investuar fort pikërisht tek Kodi i Heshtjes,brenda strukturave të tyre,në vend që të luftonin për vlera dhe parime.
Për shkak të kësaj kulture,ata pak individë që nuk i binden Kodit të Heshtjes brenda partisë,nuk ja dalin kurrë në politikë. Jo vetēm kaq. Grupet okulte nën frymën e bajraktarizmit, argumentit dhe provave të individëve që frymojnë liri, ju venë përballë
skizofreninë e patrajtuar klinikisht.
Mjerimi provincial i përzjerë me atë politik,falet në kultin e të parit të fshatit,i cili është i pagabueshëm dhe i pacënueshëm.
Nga ballkoni i pushtetit që ushqen urinë e zgjatur të opozitës së lodhur,vjen jehona e shërbimit të përmbushur me sukses.
Daniela Zisi
@NewsIn.Al

