📍 Opereta “Së bashku jeta është këngë” me muzikë të Kristo Konos dhe libret nga Andon Mara dhe Aleko Skali
🚩Shtëpia e Kulturës dhe krijimtarisë popullore Korçë “Ali Kelmendi” gjatë viteve 1957-1958 prezanton operetën e “Së bashku jeta është këngë” me 3 akte edhe 5 tabllo.
📖 Autorët e Operetës “Së bashku jeta është këngë” e kanë zgjedhur subjektin e tyre në jetën e fshatit “Bredhas” të Korçës. Opereta pasqyron historinë e dashurisë së pastër mes Rinës dhe Palit. Përballë kundërshtimeve të Peços, i cili kërkon ta fejojë vajzën me Llaqon, të rinjtë dhe shokët e tyre bashkohen me zgjuarsi për të demaskuar padrejtësinë. Ngjarjet zhvillohen mes këngëve të korrjeve, atmosferës së punës dhe optimizmit të njeriut që jeton e krijon së bashku. Opereta sjell me humor dhe emocion fitoren e dashurisë në zemrën e komunitetit.
🖌️ Mendimi kryesor që përshkon veprën është se:
Lumtërinë e vet, secili e gien në lumtërinë e përbash- kët të shoqërisë. Kjo vihet në dukje që në Duetin e parë që këndojnë dy të rinjtë, Rina dhe Pali.
📰 Opereta “Së bashku jeta është këngë” përfaqëson veprën e dytë të këtij zhanri nga kompozitori Kristo Kono, pas vënies në skenë të operetës së parë shqiptare, “Agimi”, në Korçë, në vitin 1954. Madje kjo vepër i paraprin gjithashtu operës “Lulja e Kujtimit” (1961), të realizuar sërish në bashkëpunim me libretistin Andon Mara.
🎺Nga pikëpamja muzikologjike, vepra paraqet një larmi të gjerë numrash muzikorë të ndikuar kryesisht nga motivet karakteristike të trevës së Korçës, të cilat Kristo Kono i ka përpunuar dhe i ka integruar me mjeshtëri në gjuhën e tij krijuese. Vlen të theksohet prania e konsiderueshme e pjesëve korale, ndërsa një rol të veçantë e zënë ngjyrimet dhe ndërhyrjet karakteristike të instrumenteve frymore, që i japin veprës një dimension timbrik të pasur dhe dinamik
📁Vepra u shfaq për dy sezone artistike radhazi në Teatrin e Korçës (1957–1958), por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Por ashtu si opereta “Agimi”, edhe kjo vepër ra në harresë pas goditjes politike ndaj Kristo Konos gjatë viteve ’70.
🙏Kam fatin dhe nderin të jem nipi i tenorit Piro Sulioti, i cili interpretoi rolin e Gurit në premierën absolute të veprës, krah disa prej personaliteteve më të shquara artistike të asaj kohe.

Aleksandrino Ekonomidhi sulioti
@NewsIn.Al

