KreuOpinionParadoksi shkodran i (anti) amerikanizmit.../nga Gjergj Zefi

Paradoksi shkodran i (anti) amerikanizmit…/nga Gjergj Zefi

Paradoksi shkodran i (anti) amerikanizmit

Në vitet e para të pasçlirimit në Shkodër, një shumicë relative e qytetarëve të Shkodrës, në konflikt me regjimin komunist, i varen shpresat te dy radiot e rëndësishme të kohës; ‘Zëri i Amerikës’ dhe “Radio Vatikani”. Në orën e edicioneve, mblidheshin nëpër shtëpi, i mbulonin dritaret me batanije, futeshin në dollapë dhe dëgjonin “Zërin e Amerikës”. (Natyrisht që kjo ka ndodhë në të gjithë vendin dhe jo vetëm në Shkodër, por e mora si shembull këtë qytet se; së pari se e njoh mirë dhe; së dyti se Paradoksi që mi kujtoi këto kohë, është prej Shkodre…)
Dhe pas çdo edicioni lajmesh mblidheshin të ngratët njerëz me të besueshmit e tyre dhe i jepnin gajret njëri tjetrit; kur ishte dimër, si sot, pëshpëritnin: -Sa të dali gjethi e vijnë amerikanët e na shpëtojnë…, e kur ishte verë, i thonin në mirëbesim njëri tjetrit: -Sa të bjerë gjethi e vijnë amerikanët e na shpëtojnë prej flamës së komunizmit… E kështu nga pranvera në verë e nga vera në dimër, fluturuan 50 motmote…

E sot në Shkodër pasi pritën për 50 vjet amerikanët; kur doli gjethi me të vërtetë, u banë me një tropojan kundër amerikanëve. Paradoks më të madh se ky nuk mund të ketë… Njëlloj si ai partizani i Kiço Thoma Spirit: Mora pushkën, dola malit/ Të lëftoja për atdhe/ Ku ta dija unë i gjori/ Se armiku ishim ne…

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit