KreuOpinion#Siguria Kombetare dhe ngjarjet e fundit ne burgjet e vendit.../ Nga Eksperti...

#Siguria Kombetare dhe ngjarjet e fundit ne burgjet e vendit…/ Nga Eksperti i sigurisë Fatjon Softa.

#Siguria Kombetare dhe ngjarjet e fundit ne burgjet e vendit.
Per sigurine Kombetare, ka nje keshill, qe drejtohet nga Presidenti i Republikes dhe ne perberje te tij krahas Kryeministrit dhe Kryetarit te Kuvendit, jane dhe disa ministra si Rendi, Mbrojtja,Drejtesia, etj
Ka kohe qe ky keshill nuk mblidhet edhe pse ka pasur shume ngjarje te renda, me element te rrezikut te sigurise kombetare,si dalja te patronazhisteve, dalja e te dhenave personale, pagat dhe targat e qytetareve dhe funsionareve, etj dhe ndoshta per motive politike, kaloi vetem me akuza dhe kunderakuza te ndersjellta mes aktoreve dhe faktoreve politik dhe institucional.
Operacionini Policise eshte per tu pergezuar, dhe ne vecanti i Prokurorise per hetimet dhe faktet e mbledhura nga pergjimet.
Burgjet jane te mire investuara dhe jane shume fonde te Bashkimit Europian.
Ruajtja e tyre eshte me disa element, Polic, Sisteme kontrolli me kamera dhe dedektimi, infrastrukture si hekura, mure elektronike, rrethime etj, por ajo qe nuk funksionon, eshte vullneti dhe korrupsioni i larte qe i ka pushtuar.
Shume kush pyet cfare eshte siguria kombetare, thjesht dhe shkurt mund të skicojmë një përkufizim të ri të sigurisë kombëtare siç është mbrojtja e shtetit dhe qytetareve nga kërcënimet që rrezikojnë pavarësinë e tij politike, integritetin territorial dhe kohezionin socio-politik.
Koha qe te veprohet, duhet nje interpelance ne Parlament me Ministrin e Drejtesise dhe koha te shkundet me themele sistemi per te hequr pjesen e kalbur dhe te kapur te sigurise.Fatjon Softa

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit