Ndërmjet Oriana Fallacit dhe Alekos Panagulis ka ekzistuar një nga dashuritë më të bukura ndonjëherë. Dashuria e të dyve është përshkruar më së miri në letrat që kanë ndarë me njëri-tjetrin. Nuk ka dyshime se pse, ndër gjithë dashuritë që ka përjetuar Fallaci, të ishte më e lidhur me poetin grek Alekos. Alekos Panagulis.
“I dashur Alekos, Kam kaq shumë dëshirë të të shkruaj dhe nuk di nga t’ia nis. Kam kaq shumë gjëra për të të thënë dhe nuk di si t’i them. Jam kaq konfuze, kaq e trembur. Unë nuk dua t’i besoj mrekullive. Dua t’i besoj vetëm logjikës dhe kaq. Dhe logjika më shtyn të kem frikë. Për ty, për mua. Kam frikë për ty, teksa mendoj se jam një femër kaq e vështirë, kaq ndryshe nga femrat e tjera. Ti ke lindur për të komanduar, unë kam lindur për t’u bindur…
Gjergj Zefi
@NewsIn.Al


