KreuOpinionPartia është antari apo elektorati?!Një ëndërr e tradhtuar konstantualisht në 30 vjet...

Partia është antari apo elektorati?!Një ëndërr e tradhtuar konstantualisht në 30 vjet pas 45 vjet zhvillimi të përgjakur!

Partia është antari apo elektorati?!

Besimtarë vizionarë, antarë besnkë, ndjekës të manipuluar, elektorat i tradhtuar në pritje të çka ngjan se nuk vjen më, popull që realisht pret nga secili të bëjë detyrën e vet.
Një ëndërr e tradhtuar konstantualisht në 30 vjet pas 45 vjet zhvillimi të përgjakur.
75 vjet padrejtësi, përçarje, pasiguri- trinom i artë dhune mbi një popull të lashtë. Njerëz krenarë por të shtypur, njerëz të gjallë por të lidhur, të zgjuar por u lejohet veç dinakëria. Shqipe që u pëlqen të qëndrojnë lart të kushtëzuara të jetojnë në vetmi.
Popull i flijuar për lakminë e bijve të tij. Kurbanë të gjallë intrigash vëllazërore. Mercenarë besnikë flamujve të huaj u shërbejnë. Një popull Rozafë nën mëshirën e kujt di kush .
Mesjetar mes lajmëtarëve ogur-zinj, njohëm që fëmijë absurdisht të quajturën diktaturë të proletariatit- zysha me pushtetin e notës pyetjet që rridhnin logjikshëm mbulonte si mund të kishim proletariat kur gjithshka të gjithë e zotëronin, kur në emër të drejtësisë gjithshka i takonte atij që e punonte. Ku tesera e partisë vlente më shumë se dituria me sakrificë e fituar, ku shkolla e partisë vlente më shumë edhe se doktoratura?! Ku babëzia në sistrem tashmë justifikon mosmirnjohjen, dhe pleqësia flaket lehtë sapo shkëlqen kartmonedha?!
Të rinj indiferentë që zgjidhjet matanë detit shikojnë. Të rinj pa shpresë e vrull , mosbesues në “ që botën mund ta ndryshojnë “. Mungojnë tashmë nga sheshet se asnjë në politikë shpresë nuk ju zgjon.
Kufoma dhe kërma çuditërisht plot gjallëri për kontroll mbi jetën tonë garojnë. Të pangopur konstantë, trashëgimtarë të paskrupullt, pistolero qehallarë- aktorë protagonistë të tragjikomedisë shqiptare.
Të mbyllur në mikrobotën tonë, luftojmë, punojmë, krijojmë duke u ruajtur nga lart por dhe nga pabesia e bërë sitem dhe që po gjunjëzon e shuan tashmë popullin tonë të lashtë.
Indiferentizëm që përshtat i shkon çdo kujt ka pushtet por edhe atyre që për të flirtojnë. Elektorat tashmë i kufizuar e i mirë kontrolluar, i lidhur dukshëm me vëndin e punës dhe interesa të drejtperdrejta që jetën “sigurojnë”.
Shkolla për të gjithë, dije veç për të privilegjuar. Si e si vazhdimësinë në pushtet të sigurojnë.
Dhe ti vazhdo të shpresosh në drejtësi e liri, në shance të barabarta!
Vazhdo të besosh në mekanizmat që veç militantë punësojnë, të ndarë sipas ‘’forcës’’ në pustet që gëzojnë.
Vazhdo të besosh në kalorsin e artë që nga matanë detit të të çlirojë nxiton.
Vazhdo të shohësh punën tënde,bojkot konstant derisa të preket dhe mikrobota jote- por ateherë vetëm do jesh.
Vazhdo mirë e ke, në gjithshka për shtat u shkon.    *Nestor Dede*

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit