KreuKulturë / Art“Dipllome ndihme” dhene patriotit Koco Grameno nga shoqeria “Federata Vatra e Shqiperise”...

“Dipllome ndihme” dhene patriotit Koco Grameno nga shoqeria “Federata Vatra e Shqiperise” qe u themelua ne Korce, ne tetor 1920.

Nje dokument i rralle dhe interesant. “Dipllome ndihme” dhene patriotit Koco Grameno nga shoqeria “Federata Vatra e Shqiperise” qe u themelua ne Korce, ne tetor 1920. Nje shoqeri perparimtare e perfaqesuar me vulen e saj, stemen, distinktivin dhe rregulloren e vet, duke mos qene keshtu dege e Federates Vatra te Amerikes.

Perpos shume zhvillimesh te kesaj shoqerie, “Federata Vatra e Shqiperise” mori persiper edhe themelimin e nje “biblioteke popullore” te Korces, ne korrik 1921. Fondi i librave qe u mblodhen nga Vatra e Korces qendroi ne zyrat e shoqerise. Nuk ishin te pakta thirrjet e korcareve te emigruar per te plotesuar me sa mundej koleksionet e Vatres se Korces. Shqiptare dhe te huaj kane qene kontributore te kesaj nisme kulturore e patriotike te kohes. Ne kete aspekt, qytetit iu rikthye nje “biblioteke popullore” e cila kishte vite qe nuk perterihej per shkak te luftrave dhe trazirave jo te pakta qe njohu kjo zone para dhe pas shpalljes se Pavaresise Kombetare.

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit