KreuAktualitetiPas Korçës e bën dhe Tirana...Duke filluar nga 1 Janari i vitit...

Pas Korçës e bën dhe Tirana…Duke filluar nga 1 Janari i vitit 2025, të gjithë pensionistët do të udhëtojnë FALAS në autobuset e kryeqytetit.

Duke filluar nga 1 Janari i vitit 2025, të gjithë pensionistët do të udhëtojnë FALAS në autobuset e kryeqytetit.

Lajmi i mirë është konfirmuar nga kryebashkiaku socialist, Erion Veliaj i cili tha se të moshuarit do të udhëtojnë pa shpenzime.

“Inspektuam shërbimin e transportit dhe flotën e re në Linjën nr.2, për të dhënë lajmin e mirë për transformimin e stacioneve të autobusit me tabela elektronike por edhe se pensionistët e Tiranës do të udhëtojnë FALAS nga 1 janari 2025.”- shkruan Erion Veliaj.

Sipas premtimit të mazhorancës pritet që në mandatin e katërt qeverisës PS-ja do të rrisë pensionet, pasi realisht janë në gjëndje jo të mirë ekonomike qindra mijëra pensionistë.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit