Kryediplomatja amerikane ndan me ndjekësit e saj shpesh foto nga destinacione të ndryshime të vendit tonë.

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka zgjedhur Pogradecin për të kaluar këtë fundjavë. Ajo ka postuar në rrjetet sociale një foto të liqenit, duke e shoqëruar me disa vargje të poezisë “Mëngjesi” të Lasgush Poradecit.
“Pra , ja! pra , ja ! se dita ndezi,
Se fund` i ujit vetetiti ,
Se posi lajmetar – mengjesi,
Del zogu – i bardh` i nje nositi…”, shkruan Ambasadorja Yuri Kim.

#NewsIn. Al

