Sot është një ditë e veçantë për Romanët , një shpresë e re e lindur. Roma e Dytë ose Roma e Re e ndërtuar në lindje pas betejës midis Kostandinusit dhe Licinusit në 324 Pas Krishtit, nga viti 324 në 330 u krijua qyteti i Kostandinopolisit (11.05.330) Pas Krishtit. Qyteti i Zotit, Qyteti i Shpresës , Qyteti i luftës, e shumë e shumë të tjerave , por më e rëndësishmja është që në këtë qytet u krijua Qyteti i parë i Ri i Krishterë, nëse Jeruzalemi dhe Antiokia bien, Konstandinopolis do të mbetet Shpresa e fundit midis lindjes dhe perëndimit . Konstandinusi e dinte që si Roma do të bien dhe qytetet e tjera të krishtera , ndaj ai krijoi fortesën e re rome , qytetin , të cilin shumë Imperatorë e modifikuan sidomos , Muret Theodosiane, dhe shumë historianë e quajtën këtë si “Rilindas i Romëve”. Qyteti më i bukur i Konstandinopolisit, arkitektura Greko-Romake më mbresëlënëse, por Hagia Sofia është vetëm një Kishë ku bota shkon të lutet për të ardhmen, të tashmen ose të kaluarën , dhe të mendojë se çfarë kanë bërë keq ose mirë në jetë. Gëzuar ditëlindjen qyteti i Kostandinusit. Përshëndetje Perandor !!!….(Kristi Mushka)

@NewsIn.Al

