Pas shërbimit skandaloz dhe ankesave të klientëve, gjobitet me 10 milionë lekë One Albania
Çfarë do përfitojnë klientët e shumtë që nuk kanë marrë shërbimin e duhur pas kësaj gjobe?!
Apo, ajo dihet…!
-Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, ndryshe AKEP ka gjobitur me 10 milionë lekë operatorin e shërbimeve “One Albania” për problematika të shërbimit. Në vijim të një serie problematikash të konstatuara, si dhe një numri të konsiderueshëm ankesash, AKEP nisi një inspektim për “One Albania” me qëllim. “Trajtimin e problematikave të evidentuara edhe nga ankesat e pajtimtarëve të ndryshëm në tregun e komunikimeve elektronike që lidhen me procesin e portabilitetit, tarifimit dhe cilësisë së shërbimit, kryesisht gjatë muajve Korrik – Gusht të vitit 2023.”
Kjo nuk ishte shkelja e vetme e One Albania. AKEP konstaton se përbën një shkelje të pavarur fakti që teksti i SMS-së – “One ju rikujton datën për pagesën e faturës suaj pranë dyqaneve të One, për të shmangur bllokimin e shërbimeve tuaja. Nëse ju tashmë e keni paguar detyrimin tuaj të radhës, mos e konsideroni këtë sms. Faleminderit.” – nuk përcakton një afat minimal “prej jo më pak se 15 ditëve” që pajtimtari të përmbushë detyrimet kontraktore.
Vendimi është publikuar në faqen e internetit të AKEP, www.akep.al.
Kryetar Anëtar Anëtar Anëtar Anëtar Tomi Frashëri Edlira Dvorani Lorenc Bako Bleron Dokle Armer Juka
@NewsIn.Al

