KreuKulturë / ArtPetraq Minnar ishte i vetmi bashkekohes i Nolit dhe Konices, i kishte...

Petraq Minnar ishte i vetmi bashkekohes i Nolit dhe Konices, i kishte njohur nga afer dhe pinte kafe me te dy

Historia ka avantazhin qe nuk eshte shkence egzakte, vec kesaj sot per te botuar nje liber nuk eshte me ndonje problem i madh. Tregu eshte plot tituj me vlera, por shpesh edhe me çudira dhe plot absurditete, si disa qe degjova ne kete emision dhe qe nuk dua te debatoj.

Petraq Minnar ishte i vetmi bashkekohes i Nolit dhe Konices, i kishte njohur nga afer dhe pinte kafe me te dy. Eshte balerini i pare shqiptar qe ne 1923, ka interpretuar ne teatrin e Bostonit, publicist, perkthyes, edhe i mbretit Zog ne departamentin e shtetit kur kerkoi strehim politik.
Organizator i protestes para ambasades italiane ne Boston, kunder pushtimit ne 1939, proteste ku Noli refuzoi te merrte pjese. Kishte qene ne sherbim te CIA-s duke hyre ne Shqiperi si vizitor qe ne vitet 80′. Antikomunist dhe patriot i vertete. E paharuar keshilla e tij kur isha ne gjimnaz dhe ju kundervura ne nje dreke familjare per te mbrojtur komunizmin: Eshte i bukur ne teori mor bir,…por ti je si zogu ne kafaz dhe nuk di ç’eshte pylli…kur te dalesh nga kafazi, do kuptosh me mire…

Ishte nje enciklopedi e gjalle, adhurues i Konices (ne hyrje te shtepise ne Quincy mbante bustin e tij) dhe njekohesisht kritikues i Nolit per shume ceshtje dhe merita te pa verteta. Emigrantet ne Boston e respektonin si baba, sepse ishte me i vjetri. Kishte perjetuar dy luftra boterore, mbante mend edhe elektrifikimin e Bostonin, kur llampat me vaj guri u zvendesuan me rryme elektrike.
Solli 600mije $ kontribut te besimtareve ne Boston. per ndertimin e Katedrales te Korces.

Megjithese u perpoq shume, asnje nga mediat e medha nuk i krijoi hapesire. Ishte aq i ditur, antikonformist dhe interesant, sa me te mund te krijoje cikel emisionesh me vlera te pa tjetersueshme. Kuptohet, pa lidhje me Rrethin Katror….Endra e tij ishte te hidhte drite mbi figura te rendesishme, ashtu si ai i kishte njohur. Si thoshte shpesh, dua vetem te me degjojne dhe sejcili te gjykoje sipas menyres se vet. Isha i bindur dhe ja kisha thene qe nuk do ta pranonin te thyente tabu… Top channel e shfaqi vetem pak sekonda ne nje emision per ” djemte e amerikes”..

Per here te fundit ndenjem gjate ne shtepine e tij se bashku me shokun tim gazetar Leon Menkshi , kur mbushi 100 vjet. Kishte nje vitalitet te ralle…Ate vit presidenti Bush(i madhi) i dergoi urim personal, qe Petraqi e vuri ne nje kornize ne mur.
Ndroi jete ne moshen 107 vjet.

Ing Armand Ilia Baze

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit