Tuesday, January 13, 2026
spot_img
HomeKulture / Art"Pastaj, do mbyll sytë dhe do të ëndërroj si dua unë…" /ALMA...

“Pastaj, do mbyll sytë dhe do të ëndërroj si dua unë…” /ALMA BASHA

Do ngrihem
dhe do bëj një kafe
pa sheqer si …
Do dredh nje cigare
pa filtër, të fortë si …
Do marr një laps
dhe do e shtrëngoj
si përqafim që ka munguar
Do shkruaj
mbi fletët e bardha
boshe si …
dhe do e nis me emrin tënd
Dhe pastaj
ah, pastaj, do mbyll sytë
dhe do të ëndërroj
si dua unë,
të më puthësh,
të më flasësh,
të më qeshësh,
të më shtrëngosh,
të më duash,
të më jepesh,
të të jepem si …
Dhe sikur ndodh kjo
të betohem
nuk dua asgjë tjetër
Pastaj të shikosh fjalët
më të bukura
të rrjedhin gjak,
të ngatërohen,
të nxjerrin flakën
të të djegin,
të bëhen muaj,
vite, shekuj
si dashuria,
të bëhen si ty

#Alma Basha

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments