Shërbimi i urgjencës, Spitali Rajonal Korçë
Urgjenca “Kujtim Shabani”
Sepse heronjtë mbesin gjithmonë gjallë, nuk vdesin! Përjetësisht!
Disa të vërteta në jetë janë të vështira për tu pranuar. Jeta, për fat të keq, na përball dhe me vdekjen. Duhet të përcjellim me dhimbje në shpirt njeriun, mikun, doktorin që u largua shumë shpejt dhe kaq papritur nga kjo jetë, sot ne plazhin e Radhimës, pas një ataku kardhiak.

Doktor Kujtimi, është e vështirë të pranosh largimin tënd kaq të hershëm. Sot, ti nuk je me ne, humbja më e madhe që i ndodhi Korçës por madhështia jote, imazhi i njeriut të mrekullueshëm, miku i të gjithëve, doktorit me shpirt të madh, do jetojë përjetësisht mes nesh.
Ti na mësove të besonim, shkruan Thanas Tona, të shpresonim, na flisje për guximin, forcën që buron së brendshmi dhe sot po atë forcë po kërkojmë ta gjejmë brenda nesh për të të dhënë lamtumirën.
Lamtumirë miku ynë!
Lutemi që shpirti jot të prehet në paqe.

Per humbjen e madhe te doktor Kujtimit shkruan dhe Litjan Broka, drejtor i spitalit:
Lamtumire o Kujtim!
O njeri i mire, o Doktor i shkelqyer, o familjar shembulor !
Lum ai qe te ka njohur.
Lum ai qe eshte kuruar nga ti.
Sa jete ke shpetuar ne Urgjencen e Spitalit te Korces ate pune qe ti e doje me shpirt !
O zot mbaje afer Kujtimin se te ndihmon per te zgjidhur cdo nevoje!

