HomeAktualitetiFitoi Italia, apo humbi Anglia…

Fitoi Italia, apo humbi Anglia…

Fitoi Italia, apo humbi Anglia…

Një pyetje që natyrshëm lindi në përfundim të finales së djeshme në Wembli. Nuk po ndalem në loja burrërore e italianëve,  sepse ata e provuan në çdo ndeshje këtë. Duke pasur në krye një arkitekt si Mançini dhe lojtarë yje si Bonuçi,  Kieza,  Cielini,  Verata,  Donaruma,  etj,  ata e merituan plotësisht  fitoren.

Po Anglia?  Anglia e talenteve të mëdha , Anglia  e Premier Liges,  më të bukur në botë?

Vazhdon e njëjta traditë me tranierët pa gjak,  me një Sauthgejt që asgjë pe tranieri nuk ka,  një rrobaqepës që futbollistët i duken si copa astari që mund ti ndrosh e ti përdorësh si të duash…

E mbylli në portë Anglinë pjesën e dytë,  duke e kthyer në tabelë qitje te italianëve,  sikur ishte ekip krahine dhe e pësoi.

Por kaq nuk mjaftoi… ndrimet e minutës së fundit të shtesës i vunë kapakun. Ata nuk jane lojtarë gaxhi që ti injorosh dhe pastaj t’ju ngarkosh përgjegjësi. Të vetmit që nuk kanë faj në penalltitë janë ata.

Si mundet të kesh Grilish,  Sterling,  Show,  Stons, Filips,  etj në ekip dhe të diskutosh gjuajtësit e penalltive? Kush mund ti bënte më shumë punë Mançinit se  ky rrobaqepës tranier?!?

Apo?

#Ilir Jano

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments