Tuesday, January 13, 2026
spot_img
HomeUncategorizedSarantaporos, mrekulli kurative me peisazh piktoresk.

Sarantaporos, mrekulli kurative me peisazh piktoresk.

Përfaqësues të Newsin.al së bashku me gazetarë të tjerë, përfaqësues të shoqërise civile dhe grupe të tjera interesi , morën pjesë në Vizitën Studimore në Sarantaporos, pjesë e projektit Interreg – IPA CBC, implementuar nga Alttour.

Qëllimi i kësaj vizite ishte promovimi i ujërave termale të Sarantaporosit.


Sarantaporosi ndodhet në afërsi të Leskovikut dhe në kufi me Greqinë. Kjo mrekulli e natyrës shquhet për vetitë kurative , për peisazh piktoresk dhe vend pushimesh verore, kamping etj.

Vetitë kurative lidhen me kurimin e  sëmundjeve të brendshme, të ekzemave, të lëkurës dhe më e rëndësishmja, kur ngrohet artificialisht uji nëpër vaska në temperaturën 36 gradë, atëherë ka një veprim maksimal dhe çudibërës për sëmundjet e reumatizmale, deformimit të eshtrave dhe me radhë.

Vizibiliteti i kësaj zone lidhet më së shumti me postimet online, sikurse dimë që shumica e vizitorëve janë informuar nëpërmjet rrjeteve sociale.  Gjithashtu janë vendosur dhe tabela treguese për të arritur në destinacion.

Problematika e vetme është infrastruktura rrugore, dhe pikerisht nëpërmjet këtyre Vizitave Studimore të arrijmë ndergjegjesim të organeve kompetente për ti dhënë zgjidhje dhe për ta bërë një vend atraktiv për pushues vendas dhe të huaj.

/g.haxhillari

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments