Me Ilir Vrenozi-n jemi mallalinj në Korçë. Nuk e kam takuar kurrë, por më duket sikur e kam vëlla të vogël, bre. Sikur jemi rritur në një shtëpi me të. Nuk di pse e dua kaq shumë. Mbase nga që kemi mendime të njëjta, mbase reagojmë njësoj ndaj një të keqeje, mbase nga që kemi pirë ujë Vithkuqi të dy. E di, e di, ai ka ku e ku ka fanca më shumë se unë, e ndjekin si mizat mjaltin atë. Po kjo nuk më xhelozon. Më bën që ta lexoj më shumë e t’i ndjek videot e tij sikur shoh NETFLIX përditë, por pa pagesë. E ndërsa po dëgjoj nga goja e tij, o doktor të dua, të kam shpirt, por largohu, më erdhi ndër mend një fqinji im. Që e njeh me siguri dhe Vrenozi. Ai kishte një biçikletë bianchi. Ngjyrë të zezë. Që shkëlqente çdo ditë. Sa e shihnim goja lëng të gjithëve. E kur ndonjë ditë bënim xhiro me të hidhnim sytë majtas-djathtas që të na shihte mëhalla. Por ncuk, të gjithë shihnin bianchin jo ne që rrinim mbi shalën e saj. Kaluan vite e bianchi nuk u vjetërua hiç. Filluan njerëzit të blinin biçikleta të reja kineze, vietnameze, por sytë te bianchi na ngelnin. U prodhuan dhe biçikleta shqiptare, të bukura, të shpejta. Megjithatë kur rrinin pranë me bianchin ngjanin demode. Dukej sikur bianchi sapo kishte dalë nga fabrika.
Dhe Berisha është bianchi, Ilir! Vërtet ka shumë vite mbi supe, ka plot vite në krye, por biçikletat që sillen rrotull tij janë kineze, janë vietnameze, vëlla. Sapo në krah të tij të shfaqet një bianchi ai do i hipë biçikletës së tij e do ikë. Do na përshëndesë dhe ty e mua do na marrë malli për doktorin.
Të përqafoj, vëlla! Eh, bir o bir, siç thua ti.
@NewsIn.Al

