Nënës sime
Gjithnjë po bëhesh më e krrusur,
Sikur po i afrohesh tokës,
Unë jam atje në sytë e rrudhur,
Ku është fillimi i gjithë botës.
Gjithnjë po bëhesh më e vockël,
Ku e ke future gjithë atë shpirt?
Si hënëzë e ngrënë brenda dhomës
Mbi kokë më rri dhe më ndrit.
Gjithnjë po bëhesh më e lehtë,
Mos ke ndërmend që të largohesh?
Ma bëj një shenjë e ngjitem vetë,
Qiellit t’i them që do vonohesh.
8 Mars….
