Për një vijë uji, vrau fqinjin dhe plagosi një tjetër, reagon shefi i Komisariatit të Policisë Kamëz dhe zbardh detajet
Shefi i Komisariatit në Kamëz në një deklaratë për gazetarët ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur pak më parë në Laknas ku Shefqet Hasa, rreth 55 vjeç ka ndërruar jetë.
Ky i fundit mësohet se punonte si shofer në linjën e Kamzës.
Në një dalje për mediat ai tha se motivet e ngjarjes kanë qenë për një kanalizim të ujërave të zeza, duke shtuar se autori i ngjarjes e kishte armën pa leje.
“Nga tërësia e veprimeve rezulton se autorët janë dy persona të dëmtuar, shtetasi Shefqet Hasa i cili ka ndërruar jetë dhe shtetasi Besim Keqa që ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Motivet janë për motive të dobëta. Arma ishte pa leje dhe u kap më shërbimet e policisë në banesë. Bëhet fjalë për një kanalizim të ujërave të zeza. Janë po në një la
gje. Konflikti ka qenë i çastit”, tha ai.
gje. Konflikti ka qenë i çastit”, tha ai.Sipas burimeve raportohet se 70-vjeçari Maliq Marku është konfliktuar fillimisht me dy fqinjët e tij verbalisht dhe më pas ka shkuar në banesë ku ka marrë armën që kreu krimin.
@NewsIn.Al

