Për Skënderbeun… vitet kalojnë, nuk duhet të harrojmë!
Nuk di se kujt duhet ti gëzohemi më shumë sot, qëndrimit në kategori, ekipit më të kompletuar se vjet, përkushtimit të presidentit dhe stafit për të mos u dorëzuar para dënimit, apo shpresës për një vend në arenën europiane, atje ku na takon?
Ështe e dhimbshme… është e vështirë të mësohesh të jesh kampion dhe papritmas të të “internojnë”…të të mohojnë të drejtën për të qënë si gjithë të tjerët…edhe sa kohë akoma? Çfarë duhet të bëjmë? Luhet futboll me kokën ulur, duke e ditur që vështrimin, aftesinë, të drejtën e ke për të qënë kampion?

Ja çfarë shkruaja para 5 vitesh kur filloi maskarada anti Skënderbe!
NJE SHKRIM NGA ILIR JANO. (Shtator 2016)
Larg duart nga Skenderbeu. Korca toleron, por kurre nuk mund te lejoje askend te njollose krenarine e saj!
Ka kohe qe nje mllef i peshtire dhe keqdashes ka pushtuar nje pjese te paneleve qe mbushin emisionet sportive ne televizione te ndryshme kombetare, per te ulur dhe njollosur sa me shume suksesin mese te merituar te Skenderbeut ne Kampionatin Shqiptar dhe ne perfaqesimin dinjitoz te ekipit ne Europe.Te kete nje seder sportive, apo nje ”xhelozi” tifozesh nga ekipe rivale kjo eshte mese e pranueshme, por te kalosh ne ekstrem me akuza , keqinformime dhe interpretime dashakeqese, kjo kalon cdo cak qe toleranca qytetare mund te lejoje. Papritur UEFA e anatemuar dhe e deklaruar nga gazetaret dhe analistet shqiptare si e korruptuar , sot del e paster , e kulluar dhe e pranueshme ne cdo verdikt dhe vendim te saj. I mbushen studiot televizive ne ndeshjet e fundit te kampionatit me thirje dhe parulla percarese dhe nxitje urrejtjesh si ”Vlora nuk haron” etj, dhe ”ju doli” nga mendja qe edhe UEFA nuk haron…nuk haron denimin qe i dha Shqiperise dhe ”KAS” e hodhi poshte me shume te drejte. Ne ate rast e gjithe Shqiperia u be nje dhe mbrojti dinjitetin e Kombit, kurse sot per interesa te vogla dhe meskine, shume gazetare dhe analiste ”betohen” per drejtesine e UEFA-s. Ai raport akuzues nuk ka per qellim vetem denimin e Skenderbeut, se aq sa kishte mundesi pa fakte e beri, por ka injorimin e futbollit shqiptar dhe ekipeve qe marrin pjese ne kampionat. Pa perjashtim , atje te gjithe jane akuzuar, qe nga Partizani i tyre deri ne Terbuni me rroga te papaguara…
Si ka mundesi qe nje skuader qe ben lojen me te bukur, ka futbollistet me te mire, organizimin me perfekt te mos e meritoje titullin kampion? Akuzoni me emra zoterinj dhe denoni Josen, Arapin, Shehin, Shkembin, Berishen, Orelesin, Olainken, Prognin, Vangjelin, Osmanin, Lilajn, Latifin, Radas,Jashanicen, Salihin etj qe paskan qene pjese e ketyre trukimeve. Por jo…jo, ju nuk e beni dot kete se keto emra ju ”trembin”, se e dini shume mire qe keta jane kampione kudo , si ne fushe dhe ne moral. Sigurisht qe ju do vazhdoni ”lojen” tuaj sic keni bere deri me sot, por te jeni te sigurte qe asgje nuk mund te fitoni, pervec shperfytyrimit tuaj dhe neverise qe nje qytet i tere ndjen per ju! Shikoni fotografite…keta jane korcaret, keta jemi ne, me kulturen dhe qytetarine e lindur.Perballe asaj asnje klike nuk mund te fitoje, sado ”e organizuar” te jete per momentin! Mirenjohje Presidenteve te Skenderbeut Agim Zeqo dhe Ardjan Takaj per gjithshka kane bere dhe bejne per Korcen tone dhe Skenderbeun kampion te gjithe shqiptareve, si i pari ekip qe i ”kujtoi” Europes, se edhe ne Shqiperi luhet nje futbooll konkurues dhe me dinjitet!!!
Koken lart kampiona! Suksese!!!
Një jetë me ty Skënderbe! - #Ilir Jano

