UNË & VAKSINA✅
Kemi histori të gjatë. Që nga lindja ime. Në Tiranë, më 10 mars 1970. Vaksina e poliomielitit ishte në shtator.
Më 19 qershor 1970, pra 3 muajsh e 9 ditë, unë u paralizova… Lavdi Zotit, falë prindërve të mi të mrekullueshëm, falë mjekut popullor Shaban Pelingu (I ndrittë shpirti atje ku është), u ngrita në këmbë … Më vonë, falë emblemës së ortopedisë shqiptare Panajot Boga (I ndrittë shpirti atje ku është) dhe Prof. Dr. francez Jacques Caton u blindova për një jetë shumë të gjatë, duke kapërcyer të gjitha pengesat. Një e nga një. Prej shumë kohësh, poliomielitin e kam marrë si një bekim shumë të madh të të Madhit Zot! Për t’i treguar të gjithëve se në jetë nuk ka asgjë të pamundur! Absolutisht, asgjë! E gjithë Lavdia i shkon Krijuesit!

Të premten, 2 prill 2021, bëra serologjikun: IgG>Negative, IgM>Negative. E pra, që prej fillimit të pandemisë botërore, unë nuk kam ndaluar asnjë sekondë. Dhe kurrë nuk kam mbajtur maskë… Të falem nderit I Madhi Zot!
Të falem nderit që më mbron & bekon

