“Ndershmëria është politika më e mirë ” – thotë Servantes…
Ndershmëria !!! …Ku është ?
E gjeti kush??? A mund të kuptohet kjo në këtë politikë pa ndjenjën e intrigës dhe hakmarrjes?!?
.Dhe përsëri AI thotë se “Hakmarrje të drejta nuk ekzistojnë !”
– E ky moment është pastaj aq i thënë dhe treguar, sa që në përqindjen e atyre që nuk kanë pasur mëndjen të lexojnë , mbase besojnë vërtet se mund të ketë hakmarrje të drejtë . Kjo në vetvete është një problem dhe me sa duket i madh, për sa kohë “Ndershmëria nuk do jetë politika më e mirë …”

Asnjë nuk mund të gënjehet aq shumë sa të shpresojë se do ndryshojë ndonjë gjë nga mentaliteti ynë. 25 prilli është vetëm një datë…njerezit jemi ne, pa asnjë forcë në vetëvete për të përcaktuar individin që do ta bënte të “mirëqenë” këtë prill zgjedhor…
Motoja është e njejtë : Votoni ç’ju servirin! Guzhina shqiptare ka shumë kohë që nuk e njeh menunë!
#Ilir Jano
