Nga “Prapesite e një fëmije “ …
“Shtepia e shpirtrave “ dhe Isabel Allende , ishte prapesia ime e parë edhe pse e “prape”, nuk quhet vetëm me një herë .

Gjithë moshatarët e mi, e mbajnë mend atë faqen e murrit qe e zinte pothuajse tej e tej njërën anë të dhomës , me qelqurinat më të mira, ato që i mbanim për miqte dhe me ato dollapkat katrore që kishin një zhurmë karakteristike kur mbylleshin. E pamundur të mos të të dëgjonte njeri, nëse doje të merrje dicka fshehurazi. Mu në qendër të faqemurrit, ishte pjesa ime e preferuar. Zona neutrale e dëshirave të mia . Toke e minuar për mamin tim. Atje ishin librat e saj . Deri më atë ditë , i kisha soditur nga larg duke pritur që të rritem. Ky ishte urdhëri i prerë i saj . Kur të rritesh do t’i lexosh ! Besoj se të gjithë më kuptoni që mamasë shqiptare , nuk i behej fjala dy . Përveç detyrës modeste për t’u rritur, shpesh më thoshte të merrja pluhurat. Si mbartëse e shenjës së Virgjëreshës , me ishte dukur detyra më llogjike, me e thjeshtë dhe më argëtuese për mua. Kisha kohë të mjaftueshme në dispozicion për të bërë prapesine e parë . Ishte e vështirë të zgjidhja .
Nje arsenal i madh librash për të rritur, ndodhej pas turickave të mia minorene.
Që atëherë ndoshta e kam patur ndjesinë e feminzimit edhe pse, të pakultivuar. Zgjodha Isabelen sepse fillimisht më pëlqeu emri dhe sepse ishte femër .Kopertinat e librave dikur , nuk kishin asnjë lidhje me ata të sotmit. Ndoshta ngaqë autorët nuk i paguanin vetë botimet e tyre. Ndoshta ngaqë regjimi i atëhershëm enverist, kërkonte një cilësi të lartë . Mund të jenë qindra “ndoshta” në mes, por mua kaq me bente . Fillova të udhëtoja mes fjalësh qe edhe nuk ua dija kuptimin. U gjenda mes ngjarjesh të atilla, ku qetësia ime familjare dhe bota e bukur në të cilën jetonin gjithë dhjetëvjeçarët e atëhershëm , nuk e perceptonin “Shtepine e shpirtrave”, as emocionet e mia . Isha e dyzuar. Gjithmonë e kam urryer arsyen që më ka bërë të ndihem ashtu. Nga njëra anë mami , me “mos-et” e saj dhe nga ana tjetër ajo e prapa që pavarësisht arsyeve , nuk e kupton dot që leximi nuk është mëkat . Kisha të gjithë të drejtën e botës të lexoja . Të zgjidhja vetë çfarë duhej të lexoja. Një fëmijë që fillon lexon sistematikisht që në moshën pesëvjeçare ( edhe pse nuk ka shkuar ende në shkollë ), nuk di të ndalojë . Nuk duhet ta ndalojë askush. As t’i diktoje .
E vërteta ishte se një fëmijë në atë moshë , nuk mund t’ia ndalosh dot as fantazinë . Atë pjesë të vetes kur ti e kthen ne figurë , fjalën . Kur ti dëgjon personazhet, i mbron edhe pse, nuk ke aftësinë për t’i gjykuar. Je vetëm 10 vjec, madje akoma nuk i ke mbushur . Me zilen e pare te shkolles, do jesh aq .
Kisha shpëtuar nga komentet qortuese të mamit. E kisha shijuar librin vetë , për shtatë palë qejfe. Madje , ia kisha hedhur mamit. I kisha bërë bisht fjalës së saj dhe unë , e prapa, kenaqesha me veten ato orët e pasdites kur nëna Lena më thoshte “fli , se kur do duash të flesh, nuk do kesh kohë “ , me kokën zhytur poshtë carcafit të bardhe , duke bërë skenat e mia , bashkë me Izabelen.
Ishte shoqja ime e pare, e rritur. Një shoqe e huaj spanjolle . Ne të dyja , ia kishim hedhur mamit . Kjo e fundit , mami domethënë , kishte tre shoqe. Ishin të treja shumë të zgjuara. Madje nuk zgjidhja dot se cila prej tyre, mbante vendin e parë .
Pasi shanin cike vjerrat, pasi ngushellonin njëra -tjetren , merrnin seriozisht edicionin artistik. Atje une veshët naaaa !! Vdisja për atë pjesë të thashethemit të dobishem. Dhe duke bërë sikur punoja me grep, ndërkohë që ato shijonin kafen e së dielës , goja sigurisht që nuk më rrinte mbyllur, kur vinte fjala për librat, se në përgjithësi pertoja të flisja.
– A do ma japësh pak atë librin ?
– Ke marre të ri, po si i gjen moj aman ?
-Cilin libër do, se janë disa të rinj ?
-Ate pra, të asaj femres, si ma the emrin ?
Nuk prita unë . Pa një pa dy, me lindi ajo dëshira per t’u treguar shoqeve te mamit, se nuk kishin qenë vetëm ato të zgjuarat e dynjasë . Isha dhe unë .
-Shtepia e shpirtrave, Isabel Allende !
E kisha thënë me aq krenari , sa kisha lënë dhe grepin mënjanë dhe isha çuar në këmbë . Të bindeshin që e kisha thënë unë .
-A nuk ju thashë , – u hodh mami,- e kuptova ngaqë i kishte ndërruar vendin. Ishte e vetmja mënyrë që ta kontrolloja nëse do e lexonte , apo jo .
Këtyre fëmijëve të sotëm , nuk duhet t’u thuash “mos”.

U skuqa. U pervelova nga turpi. Një mijë e një variante ndëshkimi më erdhën në mend. Atë moment, çuditërisht vetëm atë mendoja. Cili do ishte ndëshkimi që do i shkonte për shtat, prapesise sime , Izabeles ? Kisha humbur mes turpit para shoqeve të mamit . Doja të vrapoja, të ikja nga salloni nga sytë -kembet. Dhe sapo e mora guximin dhe trupi im kishte marrë hovin drejt derës , dicka më mbajti fort nga mbrapa. Aq sa e ndjeva grisjen e fustanit veror, prej basme . Ato filluan të qeshnin. Unë nuk dija nëse duhej të qeshja apo të qaja .
– Pa he, na thuaj, të pelqeu të paktën ?

Ishte zëri i mamit . Gjithmonë e kishte ditur që leximi i një libri , jo për moshën time, do ishte prapesia feministe e imja… /Elona Gjergo
#Viki Jano
