KreuAktualitetiPërfaqësues të ambasadës Amerikane në Kuvend, takim i papritur me…

Përfaqësues të ambasadës Amerikane në Kuvend, takim i papritur me…

Përfaqësuesit e ambasadës amerikane po zhvillojnë takime me krerët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike në Kryesinë e Kuvendit.

Takimi me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka nisur në orën 12:00.

Në orën 14:00 përfaqësues të ambasadës do të takohen me kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

Takimet po zhvillohen me Zëvendës Shefen e Misionit në detyrë Kathryn Hammond dhe vijnë në nisje të sesionit të ri parlamentar, më datë 19 janar, në orën 17:00.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit