PERKUJTIMORE
Marta Burda, “nënokja korçare” e teatrit
Marta Burda lindi në Korçë me21 Korrik të vitit 1926 dhe vdiq në vitin 1995

Marta Burda lindi në një familje me tradita në kulturën tonë kombëtare, ishte. E rritur në një ambient me nivel mjaft të lartë kulturor; daja i saj ishte atdhetari dhe akademiku Nikolla Naço, i ati Vani Burda ishte një fotograf shumë i njohur në qytetin e Korçës, poeti dhe atdhetari Hil Mosi ishte kumbari i saj, ndërsa Lasgush Poradeci dhe Kristaq Antoniu ishin miq të familjes.
Petraq Peppo, Lasgush Poradeci, dhe Vani Burda.
Marta ra në sy që e vogël për talentin e saj të spikatur në interpretim. Megjithëse ishin ende vitet para luftës së dytë botërore dhe në Shqipëri mbizotëronte mentaliteti që femrën e shihte vetëm brenda 4 mureve të shtëpisë, korçarja e bukur, rritur me një kulturë që stononte me prpambetjen e vendit, pati mundësi të shkonte në Tiranë dhe me ndihmën e kumbarit të saj ndoqi studimet në Institutin Femëror “Nëna mbretëreshë”, ku mori një kulturë shumë të mirë për kohën.
Në vitet e para të pasçlirimit Marta është aktore profesioniste pranë Teatrit Popullor, qe nga aktoret themeluese te Teatrit te Shtetit ku interpreton në role të vegjël deri në vitin 1954, vit që kalon në teatrin profesionist të qytetit të Durrësit, me të cilin u lidh deri në vitet e fundit të jetës dhe fitoi gjithçka. Ka interpretuar disa role ne filmin artistik.
Për kontributin e saj shumë vjeçar në skenën shqiptare Presidiumi i Kuvendit Popullor i dha në 15 shtator 1988 titullin “Artiste e merituar”. Ndërkohë në vitin 2003, Këshilli Bashkiak i qytetit tonë i akordoi titullin “Qytetar nderi” me motivacionin: “Një nga aktoret e para të Shqipërisë që ka themeluar Teatrin Kombëtar, vajzë e një prej familjeve më të vjetra e patriotike të qytetit të Korçës. Ka interpretuar me nivel dhe talent të rrallë mbi 150 role kryesore në skenën shqiptare nga fillimet e veprimtarisë artistike në grupet e rinisë antifashiste (shtator 1943) e gjatë më shumë se 50 viteve duke dhënë figura të paharruara artistike në teatër e kinematografi”.
Filmografia
Vitet e pritjes – (1990)
Treni niset në 7 pa pesë (1988), Nëna e Astritit
Zëvendësi i grave (1987), nëna e Makut
Fillim i vështirë (1986), gjyshja e Bledit
Plaku dhe hasmi (1981)
Agimet e stinës së madhe (1981), Naja, nëna e Aristotelit
Mëngjeze të reja (1980)
Përtej mureve të gurta – (1979), Zyraja
Liri a vdekje (1979)
Radiostacioni (1979)
Në shtepinë tonë (1979)
Balonat (1979), Nena e Drites
Dorina (1979) (TV)
Zani partizani (1976) (TV) …. Nëna
Nusja dhe shtetërrethimi (1974)
Alfred Madhi
@NewsIn.Al
