Thursday, July 2, 2026
spot_img
HomeAktualitetiPërplasjet në protestën para Parlamentit, reagon për herë të parë Edi Rama:...

Përplasjet në protestën para Parlamentit, reagon për herë të parë Edi Rama: Ajo që…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përplasjeve të regjistruara paraditen e së enjtes gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit.

Kreu i qeverisë shprehet se protesta, e cila sipas tij, fillimisht u paraqit si një shprehje e qytetarisë dhe atdhedashurisë, është shndërruar në një skenë konfliktesh dhe dhune.

Protesta e bukur e qytetarisë, atdhedashurisë, pastërtisë, ia ka lënë vendin tanimë filmit të vjetër të konfliktit, sherrit, dhunës, ku thonjtë e politikës së dështimit dhe zemërimit po dalin në pah me pisllëkun e tyre karakteristik”, shkroi Rama.

Reagimi i kryeministrit vjen pasi jashtë ambienteve të Kuvendit u shënuan tensione mes protestuesve dhe policisë. Gjatë protestës, disa deputetë u qëlluan me vezë dhe miell, ndërsa disa persona u shoqëruan nga efektivët e Policisë së Shtetit.
@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments