KreuAktualitetiPezullimi i Ballukut/ Reagon për herë të parë AMBASADA AMERIKANE: Duhet…

Pezullimi i Ballukut/ Reagon për herë të parë AMBASADA AMERIKANE: Duhet…

Pezullimi i Ballukut/ Reagon për herë të parë AMBASADA AMERIKANE

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar për herë të parë mbi marrjen si e pandehur të Belinda Ballukut e cila është pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO-së.

Duke theksuar se nuk komenton çështje në hetim, Ambasada Amerikane thotë se pavarësia e drejtësisë është thelbësore për bashkëpunimin mes dy vendeve. Ambasada e SHBA e ka vlerësuar vazhdimisht punën e SPAK dhe ka ndihmuar në vijimësi organet e drejtësisë së re në vendin tonë.

“Pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin e vazhdueshëm SHBA-Shqipëri në luftën kundër krimit transkufitar. Ne nuk kemi komente mbi çështjet ligjore në vazhdim”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Amerikane për Report TV.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit