Plas sherri mes Flamur Nokës dhe Klodiana Lalës: Ore lëri dokrrat me mua, mos më trego..
Deputeti i PD-së, Flamur Noka tha sot se përgjigjja e opozitës do të jetë politike pas masës shtrënguese të dhënë nga Gjykata për Sali Berishën dhe arrestimin e Jamarbër Malltezit.
Gjatë një ndërhyrje live në News 24, teksa po flisnin Fatos Lubonja dhe Klodiana Lala, Noka u përplas me gazetaren për akuzat e SPAK.
Lala: Këto thuaja prokurorit jo mua. Pse Berisha nuk e njeh vendimin e Gjykatës jo mua. Mua politikë mos më bëni. Unë gazetare jam. Unë kam raportuar edhe për inceneratorët, edhe për sterilizimin.
Noka: Ti bëj tam tamin e paligjshmërisë, por më dëgjo. Kushtetuta thotë në nenin 72 që deputetit nuk mund ti hiqet liria pa kaluar procedurën që duhet të njoftohet Kuvendi. Kur u arrestua Tahiri, kemi kërkuar si opozitë që deputetët të mos kenë imunitet. Ka qenë Rama dhe rilindasit pas tij që bllokuan heqjen e imunitetit. I them zonjës që Kushtetuta prevalon.
Lala: Nuk e keni me mua bejetën.
Noka: O zonjë të kam dëgjuar boll tani, më dëgjo ti se më keni ftuar.
Lala: Nuk mund të ngrini zërin siç e keni traditë. është e pamundur që unë të ulëras ndërkohë që zoti Noka ulëret paralelisht me mua.
Noka: Jo po më dëgjoni mua tani.
Lala: Rregullat nuk i caktoni ju tani.
Noka: Mos bëj tam tamet e regjimit dhe Edi Ramës.
Lala: Ore mos më trego tam tame regjimi mua, lëri dokrat me mua. Fjalët fyese ktheji mbrapsht.
Noka: Mos bëni zhurmuesen. Berisha nuk e firmos vendimin e gjykatës se është anti-kushtetues. është firmosur në kundërshtim me nenin 38 dhe 72 të kushtetutës. Ky është sulm politik dhe përgjigjen do ta marrë politike. Ai privatizim është nisur nga qeveria e Fatos Nanos.
Lala: E thashë, por ju nuk dëgjoni çfarë themi.
Noka: Ke folur, ke një orë më dëgjo mua tani. Qeveria e PS ka nisur privatizimin. Nga terren sportiv në tokë truall e ka kthyer Edi Rama, jo Sali Berisha.
@NewsIn.Al

