Revoltohet për Berishën, ish deputeti Lefter Maliqi: O sot, o kurrë! Nëse nuk reagohet, ky vend nuk bëhet më!
Ish deputeti Lefter Maliqi ka reaguar për masën ‘detyrim paraqitje’ të GJKKO-së për Sali Berishën.
”O sot, o kurrë! Nëse nuk reagohet, ky vend nuk bëhet më!
Ky është fundi i demokracisë dhe instalimi i Diktaturës ose fundi i Diktaturës dhe rikthimi i Demokracisë. Reagimi duhet i menjëhershëm për fatet e pluralizmit politik.
Stop diktaturës, stop kapjes së Drejtësisë dhe institucioneve, stop “SPAK” të Partisë, stop policisë politike, stop shpopullimit, krimit, korrupdionit dhe varferisë. Stop aktrimit, stop djallit që hiqet si ëngjëll.
Rama duhet t’i ketë ditët e numëruara, pasi është Hajduti më i madh që ka pas historia dhe njeriu me i pabesë, që për pushtetin e tij vret jo vetm shokët bashkëpunëtorët, kundërshtarët por dhe babanë e tij.’, thotë Maliqi.
Edhe një herë Maliqi tregon karakterin e tij impulsiv.
@NewsIn.Al

