“Po tallin b*thën, kanë 6 muaj. Ç’a do fitojmë ne…”, përgjimet që fundosën sekretaren e përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë
Sot kaloi për gjykim dosja ndaj ish-sekretares së Shëndetësisë, Joana Duro. GJKKO pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar të Joana Duros dhe 3 të dyshuarve të tjerë, specialistes Laura Shteto, administratorit të kompanisë “Dricons” Vladimir Topi, dhe inxhinierin Silvi Shehi.
Nga audio-përgjimet ka rezultuar se më datë 31 maj të këtij vitit, Vladimir Topi dhe Silvi Shehu kanë komunikuar me njëri-tjetrin dhe kanë bërë gati 330.000 mije lekë, për t’i dhënë për të kryer akt korruptiv, pasi kishin fituar fazën e parë të tenderit të shpallur nga Ministria e Shendetësisë për LOT 1,”Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në Tirane dhe Durrës, me fond limit 805.872 leke”.
Më 1 qershor, Silvi Shehi, ka komunikuar me Laura Shteto, dhe kjo e fundit i thotë se deri ne orën 16:30, është në punë dhe Silvi mund të shkojë te ndertesa e QKB-së në anë të Ministrisë së Jashtme dhe t’ja dergojë paratë.
Nga ndjekja me metoda speciale të hetimit, përgjimet telefonike dhe vëzhgimet e kryera, është dokumentuar dërgimi i shumës së parave prej 330 000 (treqind e tridhjete mijë) lekë nga ana e të pandehurës Laura Shteto tek Joana Duro.
Kjo shumë parash i është dorëzuar të pandehurës Joana Duro të cilat u kapën në flagrancë dhe u sekuestruan. Këto para janë dhënë si ryshfet nga i pandehuri Vladimir Topi i cili do përfitonte në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë.
Gjithashtu, rezulton se Silvi Shehi, me detyrë inxhinier pranë “Dricons” sh.p.k, pas komunikimit me Vladimir Topin, ka marrë shumën e parave nga banesa e tij dhe ia ka dërguar Laura Shtetos dhe më pas paratë kanë shkuar të Sekretarja Duro.
Paratë u gjetën në zyrën e skeretares në një zarf të bardhë të mbyllur ku veç parave ndodheshin edhe dy letra formati A4 analiza spitalore në emër të Genci Shteto. Nga zbardhja e bisedave telefonike më datë 13 prill mes Genci Shtetos dhe Vladimir Topit. A-Genci dhe B, Vladimiri.
A: O Ladi, ca bere? Mire mirë. Dëgjo desha me e bë atë vizitën unë…
A: Domethene, desha të të vinja për vizitë e kam fjalën..
B: Epo unë jam në Krujë…ti ngrihesh vonë..
A: Jo mire mire..shiko..eh..është një tendër.. për projektimin e spitalit të degës (nuk kuptohet)..
A: Djegie plastikës edhe duhet me bo nji letër interesi..e bën banka botërore…kështu që nuk është kaq e pamundur domethene..eeh… edhe thashe t’ja u tregoja njëherë..si dokument edhe..të flisnim..
B: Jo mirë mirë bën. Mirë bën po. Në qoftë se je i lirë, unë jam në Krujë nëse pret puna
A: Po pret o pret..pret o burrë..
B: Eh. Unë do kthehem nga Kruja dhe drejt e në zyrë do vete nëse je i lirë pastaj do të marr.
B: Po të marr unë. Me ministrinë e Shëndetësisë është ajo?
B: Po mbase ja kanë… mbase ja kane taks ndonjë tjetri ata ore.?
A: Po e bën Banka Botërore o burr..
B: Jo jo s’është banka botërore, Banka Botërore jep fondet po agai.. agai është ndonjë qen bir qeni , ndonjë Diana
B: Diana te ministria e Shëndetësisë ore..
A: Eh..prit një sekondë si e ka kjo..kjo e ka .. Blerina.. Blerina Duduci.
B: Po Duduci po është në Ministrinë e Shëndetësisë e?
A: Po. domethenë ke ministria e Shëndetësisë është po qe…
B; Po ti ke Joanen atje, mund të bëjë gjë ajo Joana apo jo?
A: Po nuk va… hajt se fasim po nuk është që…nuk i bën ministria e bën banka Botërore vetë.
Silvi Shehi me Vladimir Topin Biseda mes të tjerash:
B (Vladimir): Po ne Gencit ca i thamë, ne i thamë që nuk na do..na.nuk na do Diana..apo jo?
A: Po, nuk na do D***, se kshu kshu kshu, atë tenderin atje ja kishte dash me ja dhënë Harabelit..
B: Po kësaj pse i ka ngrënë b***a ksaj xhanëm?
A: Po kët se mor vesh unë tashi, pse i ka ngrënë po..
B: Po i the ti, po.. he.po mirë që e tha tamam kjo…
Biseda mes Vladimir Topit dhe Genci Shtetos më 16 maj 2025.
A: Ngrihesh vonë ti zakonisht e, po.
B: Jo mo po me kishtë rënë bateria, se di.
A: E s’ka gje jo. Bere ndonjë muhabet me naj vend andej apo jo?
B: Po po, ne rregull jemi, po s’na ka thene se per ke.
A: Ore po mos na japin nai kakardhi ato mo, skemi asnje lloi interesi, e kupton?
B: Jo jo, me zor sta jep njeri o burr, e leme po qe.
A: Një muhabet duhet bërëse edhe rahmet paste..
B: Muhabeti është bërë me nja dy mesazhe në celular o burr se tani …
A: Epo dakord, dakord. Kur e japin haberin ata apo kush e di?
B: Po tashi nuk e di, te shohim, se i tha do të të marr vetë.
A: Mirë mirë, hajt, kalofsh mire.
Biseda mes Vladimir Topit dhe Silvi Shehut më 19 maj 2023. Silvi B, Vladimir A.
A: Llafos kot, tallin bythën ata se kemi gjashtë muaj me këta këtu e ku di unë, as kafe si japin këta. Po nejse, edhe i takova, ndenja 10 minuta, e urova, thashë kshu kshu. Po ai është i mbyllur ai muhabet me tha mu o Lad. Mora këtë pastaj, o faleminderit e ku di unë.
B: He epo mirë, hajde varja. Të paktën u binden. Tashi unë desha…
Biseda mes Silvi Shehit(A) dhe Vladimir Topit (B) më 31 maj.
B: la bëra gati unë aty në një zarf, megjithatë si mori ne telefon, unë isha duke biseduar me atë
A: E mire. Merre, merre, le te vije ai, le ti marri. Se po ai do i coje, se mos…
B: Unë aq e lash, 330 (treqind e tridhjetë) e lashë.
B: E ca duan ketë, duan mut që të hanë.
Biseda mes Vladimir Topit (A) dhe Fenci Shtetos (B), më datë 31 maj.
A: Po si do piqemi ne për ato? Se i bëra gati unë.
B: Unë do vij… po vij nesër atëherë.
A: Hajde nesër ti, po unë po i le…
Biseda me Laura Shtetos (B) dhe bashkëshortit të saj më datë 31 maj.
B: Ia çoj unë direkt (paratë), ajo është gjëja me thjeshtë po neve se ngelëm tu bo korrierin…
A: Dëgjo kjo duhet mendu mirë herë tjetër, mos me u fut mo në këtë llo…
A: Marrëdhënie..ne këtë Iloj marrëdhënie..
Biseda telefonike mes Vladimirit dhe Silvit më datë 1 qershor
A: I kam lënë të paketuara unë… Do e marr unë në telefon atë. Po i them do vije Silvi kshu kshu. Mirë?
A: Ato unë i kam bërë 330 (treqind e tridhjete) mijë, numëroji po deshe.
Nga këqyrja e telefonit të Jonaa Duros më datë 19 maj rezulton një foto e një letre ngjyrë blu me shifrën që ka fituar tenderin shoqëria “Dricons” sh.p.k, per LOT 1, “Supervizim për rikonstruksionin e disa tenderave shëndetësore në qarqet Tiranë dhe Durrës.
Më dosje thuhet se nga provat rezulton se Joana Duro me funksion të lartë shtetëror, rezulton se me veprimet e kundraligjshme ka konsumuar elementet e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve te larte shtetërorë ose i te zgjedhurve vendorë”, duke përfituar vlerën prej 330.000 leke, me qëllim favorizimin e shoqërisë “Dricons” sh.p.k, me administrator Vladimir Topi për tenderin e ministrisë.
@NewsIn.Al

