Debati live për çështjen “Beleri”: S’ja kishim për borxh atyre që zgjodhën kryebashkiakun e Himarës
Eksperti Enri Hide debatoi me Arjan Çanin në “Now me Erla Mëhillin” sa i takon çështjes Beleri. Sipas tij Greqia e as Shqipëria nuk ia kishin për borxh atyre që zgjodhën Fredi Belerin. Ndërkohë Çani kundërshtoi duke thënë se komenti i tij i duket me mllef.
Kjo çështje është sa juridike dhe politike. T’i shmangim secilin prej këtyre elementëve do të bënim gabim. Elementi tjetër, nuk ia kishte për borxh Shqipëria, atyre që vendosën Fredi Belerin që të na fusnin në këtë derexhe me Greqinë, ndërkohë që ne, nuk them politika e jashtme e kësaj qeverie, por në përgjithësi, Shqipëria po shkonte drejt një normalizimi shumë interesant drejt një paketimi të problametikave, drejt zgjidhjes së disa çështjeve dhe nuk ja kishte për borxh Shqipëria dhe as Greqia atyre që zgjodhën Fredi Belerin si një thikë pas shpine për komunitetin grek në Shqipëri,” – u shpreh Hide.
@NewsIn.Al