Pse ankohen gjithmonë “bosët” e lokaleve për mungesë personeli?
Është një pyetje që qarkullon kudo, në biseda me miq e shokë, para lokaleve apo hoteleve ku në hyrje të shfaqet tabela “Kërkojmë personel”
Që është një krizë e përgjithshme për fuqi punëtore kjo tashmë dihet, por dhe që ka një rritje të vazhdueshme të turizmit në gjithë Shqipërinë, përsëri është e dukshme.
Tashmë ka lokale dhe hotele që do ti kishte zili çdo vend i botës. Normal që dhe investimi nga ana e pronarëve është shumë i madh.
Por le të hyjmë pak në logjikën e punëtorëve, klientëve, menaxherëve dhe pronarëve.
A bën secili punën që i takon? A kanë kontratë të rregullt për shërbimin që afrojnë dhe pagën?
A respektohen marrëveshjet?
Në shumë lokale mundet të shikosh banakieren që pasi bën porosinë e rradhës nxiton të pastrojë tualetin…kamarierin që lan xhamat, apo që rri gjithmonë më këmbë para hyrjes së lokalit me mendjen nga njerëzit që kalojnë jashtë dhe jo nga klientët brenda…këtë ju ka thënë pronari dhe këtë bëjnë.
Në rast se këta do punësoheshin me kontratë të rregullt ku përcaktohet puna, orari, paga dhe detyrimet nuk do ishte ky qarkullim kamarierësh e banakierësh nëpër lokale.
Mbajeni personelin, që t’ju mbajë të nderuar pronarë. Ata janë pasqyra e investimit tuaj…shërbimi i tyre vendos “yjet” nga klientët!
Sigurisht që ky konstatim nuk ju përket të gjithëve…
Shqipëria tashmë ka lokale dhe hotele me pesë yje në çdo drejtim!
@NewsIn.Al

