Policia greke ka arrestuar 38-vjeçarin shqiptar, Izbi Çaushi, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e 37-vjeçarit grek në Kalamata.
Pasi plagosi për vdekje 47-vjeçarin, me të cilin dyshohet se kishte një mosmarrëveshje, Çaushi u arratis në kafenenë e njërit prej dy grekëve që tashmë janë arrestuar për strehimin e tij, shkruan protothema.
Hetimet për ngjarjen vijojnë dhe nuk dihet nëse shqiptari ka dashur të vrasë 47-vjeçarin apo e ka qëlluar në këmbë për shkak të kanosjes dhe plumbi ka goditur një arterie qendrore duke i shkaktuar gjakderdhje të madhe. Megjithatë, prokuroria përkatëse e ka referuar ngjarjen si vrasje.
@NewsIn.Al

