Me rastin e fillimit të Kreshmës së Madhe (23 shkurt – 12 prill), ju uroj të gjithë besimtarëve ortodoksë një periudhë të bekuar dhe të mbushur me paqe të brendshme!
Kjo kohë e shenjtë është një thirrje për reflektim, pendesë dhe ripërtëritje shpirtërore. Është një udhëtim i heshtur drejt dritës së Pashkës, që na fton të forcojmë besimin, të kultivojmë dashurinë dhe të thellojmë përkushtimin ndaj vlerave më të larta njerëzore.
“Lum ata që janë të pastër në zemër, sepse ata do ta shohin Perëndinë.”
(Mateu 5:8)
Në traditën e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare që e karakterizon Qarkun tonë, kjo periudhë le të shërbejë si një moment bashkimi, mirëkuptimi dhe solidariteti.
Qoftë Kreshma një rrugëtim i qetë, me dritë në zemër dhe shpresë për çdo familje!
Florinda Zegullaj
@NewsIn.Al

