KreuAktualitetiÇfarë gabim bëri i zoti, që kali nuk ja fali kurrë…

Çfarë gabim bëri i zoti, që kali nuk ja fali kurrë…

Kur këmbët ngrihen në nivelin e kokës, çdo gjë mund të ndodhë…

Gjergj Zefi

Një kalë ishte në orët e fundit të tij …
I zoti, tejet i pezmatuar, sic ndodh rëndom në fund, i penduar, i kërkonte ndjesë:
-Më ndje, të kam munduar shpesh, të kam goditur pa të drejtë, të kam fyer, të kam lënë pa ngrënë, pa uje … ndjehem fajtor për të gjitha këto – i thotë i zoti i përlotur.
Kali i hap pak sytë, dhe i përgjigjet të zotit – Të gjitha ti kam falur, stërmundimin, urinë, etjen, goditjet; veçse një gjë kurrë nuk ta fal as në këtë botë e as në tjetrën:

Të kujtohet, në shtegun përtej kur më kishe ngarkuar e përpara me nxore gomarin që të më udhëhiqte …këtë kurrë nuk ta fal.

 

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit