Profesoreshë Jonela Spaho promovon Kristo Floqin në ShBA!
New York të ShBA-ve, Federata Panshqiptare “Vatra” organizoi promovimin e monografisë “Kristo Floqi, koha dhe vepra e tij letrare” të studiueses së letërsisë, Prof.as.dr. Jonela Spaho. Studimi paraqet jetën dhe veprën e Kristo Floqit në Vatër apo gazetën Dielli, në politikë, media, jurisprudencë, kulturë, komedi, dramaturgji, poezi, por edhe në veprimtarinë e Kristo Floqit si Ministër i Arsimit, deputet i Dibrës e i Korçës dhe Këshilltar Shteti. Floqi ishte gjithashtu themelues i drejtësisë shqiptare në Qeverinë e Ismail Qemalit, Kryetar i Gjykatës së parë në Shqipëri dhe përkthyes i literaturës juridike në gjuhën shqipe. Në promovim e librit morën fjalën ambasador Mal Berisha, ish editori i Diellit, Dalip Greca, politologu Akri Çipa dhe studiuesi Paulin Marku. Profesoreshë Jonela Spaho në përmbyllje të promovimit shpalosi për pjesëmarrësit risi dhe kontribute të panjohura më parë të Kristo Floqit. Në këtë takim asistuan studiues të letërsisë, historisë, miq, gazetarë, artistë, diplomatë dhe e personalitete shqiptare në diasporë.
Dr. Ilir Shyta
@NewsIn.Al

