KreuKulturë / ArtPuthja e Judës... Më beson që mua po më lodhin puthjet Më...

Puthja e Judës… Më beson që mua po më lodhin puthjet Më beson që ndihem Judë më shumë se Krisht?

Nga libri me poezi, “Më foli heshtja” (2010). Është përfshirë dhe në librin, Poezi të zgjedhura, vëllimi i parë, që botohet dhe shpërndahet nga AMAZON

Puthja e Judës

Një herë, o Krisht, të puthi Juda
Thonë, Ti e dije ç’të priste pas saj
Qysh atëhere, besoj që puthja
Në besnike dhe tradhtare u nda!

Qysh atëhere të gjithë jemi pak Judë
Pak Krisht a jemi, s’e them me siguri
Puthjen mijra herë, gati mbajm’ mbi buzë
Më shumë se mijra herë, të puthim, o Krisht!

Nëse atëhere e dije se ç’të priste
Sot, vetëm më thuaj, e di se çfar’ na pret?
Ti në fund të fundit, një Krisht i vetëm ishe
Dhe Juda ishte një, në fatin e vet!

Më beson që mua po më lodhin puthjet
Më beson që ndihem Judë më shumë se Krisht?
Se sa herë nga shpirti im dalin lutjet
E pësoj më keq se Ty në kryqëzim?

Nuk kërkoj, o Krisht, si Ty, ringjallje
Ehuu, unë vdes e ringjallem çdo dit’!
Kërkoj të ndalosh puthjen tradhëtare
Që tallet me mua, po dhe me Ty, o Krisht!

@Edmond Shallvari

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit