Home Aktualiteti Pyeta padashje veten: -Ore,unë jetoj në Korçë apo në Amerikë?

Pyeta padashje veten: -Ore,unë jetoj në Korçë apo në Amerikë?

0
Pyeta padashje veten: -Ore,unë jetoj në Korçë apo në Amerikë?

Pyeta padashje veten:
-Ore,unë jetoj në Korçë apo në Amerikë?
Dhe përgjigja që më erdhi qe pakëz e çoroditur.
-Njësoj është bre..
Në fakt ky përngjasim më erdhi jo kuturu. Sa herë dikur në Minnessota,në Michigan,në apo tani në Georgia dilja për shëtitje nuk dija të mblidhesha në shtëpi. Orë e orë të tëra që vërdallosesha. Shihja plot e plot vila të bukura dhe harrohesha. Njëra më e bukur se tjetra. Edhe kur ishin nën dëborë apo mbuluar me lulet e shumta. Të njëjtën ndjesi kam dhe në lagjen 1 në Korçë. Në çdo rrugicë më befasojnë vilat e sapondërtuara,por dhe ato që te pullazi pranë çatisë datojnë 1920 e këndej. Syri më shlodhet e mendja më gëzohet. Nuk ndjej lodhje nga mijra hapat që bëj. Bukuritë e kanë mbuluar lagjen. Kudo stile të kohës,ndërtime moderne që bën me turp plot qytete të vendit.
Ec nëpër Korçë e më duket sikur ec në USA. Nuk shoh fare ndryshim. Shoh pasurim të qytetit tim. Pasurim nga djersa e korçarëve që kur lind dielli zgjohen në Greqi,Itali,Australi,Amerikë e kur perëndon i gjen në ëndërrat mbushur me firomë malli. Mbushur me shtysa nostalgjia rikthimi. E vilat i presin. Siç nëna pret birin…

Agim Xhafka

@NewsIn.Al