KreuKulturë / Art-PYETE ZEMRËN!- Ti humbe sërish, s'di ku... Një rrudhë iu shtua...

-PYETE ZEMRËN!- Ti humbe sërish, s’di ku… Një rrudhë iu shtua mbi fytyrë liqenit…

-PYETE ZEMRËN!-

Ti humbe sërish, s’di ku…
Një rrudhë iu shtua mbi fytyrë liqenit,
Rrathët e pritjes u shpërhapën aty-këtu,
Relief i thyer nga lotët…

Andej nga bota jote, shihe në syrin e qiellit,
Mallin që pa ty, veten kërkon të mbys,
Me çdo sekond pritje, shohen rrudhat,
Zgjerohen në zemër rrathët e dhimbjes…

Do të qortojë poeti, rënd do të qortojë,
Për çdo rrudhë që pritja gdhend mbi liqen,
Gjëmimin do nxjerrë nga trupi i bronztë…
Pyete zemrën, gjeje udhën për tek unë!

-ARMENIDA-
(Maj 2022)

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit