Tuesday, December 3, 2024
spot_img
HomeAktualitetiQëlloi me këmbën e karriges Spiropalin, Bardhi nuk tërhiqet: Kur një grua...

Qëlloi me këmbën e karriges Spiropalin, Bardhi nuk tërhiqet: Kur një grua të fut duart në fyt, unë nuk duroj dot

Qëlloi me këmbën e karriges Spiropalin, Bardhi nuk tërhiqet: Kur një grua të fut duart në fyt, unë nuk duroj dot

Deputeti Gazment Bardhi thotë se nuk kishte në shënjestër kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali, kur qëlloi me një këmbë karrigeje drejt saj.

Në emisionin “Opinion”, Bardhi u mundua të justifikohej fillimisht duke thënë se qëlloi murin.

Më pas ai tha se sjellja e tij është “shumë e butë”, në rastin kur “një grua të fut duart në fyt”.

“Kam goditur murin, nuk e di që Spiropali e konsideron veten mur. Edhe si gjest nuk është as i këndshëm, as i dëshiruar, por duhet të kesh parasysh që është njësoj si njëri të të ketë thënë “dil nga studio se do e drejtoj unë emisionin”.

Nuk u lëndua askush. Zonja në fjalë në atë moment ishte duke njoftuar heqjen e mandatit të një deputeti pa mbledhur asnjë proces, asnjë organ, madje edhe pa u zbardhur vendimi i apelit. Kur një grua të fut duart në fyt, çfarë do të duhet t’i bësh më opozitës?”, u shpreh Bardhi.

@MewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments