Dorëzoi në SPAK kasetën e “21 janarit”, gazetari: Vrasjet u kryen me “urdhër nga lart”, për 7 sekonda
Gazetari Artan Hoxha u paraqit paraditen e sotme në SPAK, ku depozitoi një material audio, nga komunikimet e Gardës në 21 Janar, komunikime që tregojnë se vrasjet në bulevard kanë ndodhur me urdhër.
I ftuar në MCN TV, Hoxha tha se ky është shansi i fundit që SPAK të hetojë për të zbardhur ngjarjen, për të cilën ende sot ka dy të vrarë pa autorë. Hoxha tha se SPAK do të thërrasë të gjithë personat e përfshirë, madje edhe kryeministrin dhe ish kryeministrin.
“Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, që erdhi pas vendimit të Strasburgut, SPAK u detyrua ta hetojë këtë çështje. Për ironi të fatit e ka i njëjti prokuror që ka përfaqësuar SPAK në Gjykatën e Lartë. SPAK e ka nisur çështjen. Kërkesa e prokurorisë ishte të dorëzohej një regjistrim audio, që ka fiksuar komunikimet në kanal të veçantë të zinxhirit komandues të gardës, para, gjatë dhe pas vrasjeve.
@NewsIn.Al

