HomeBotaFillojnë intervistat! Qeveria Biden rrëzon proklamacionin #PP100014.

Fillojnë intervistat! Qeveria Biden rrëzon proklamacionin #PP100014.

Qeveria Biden rrëzon Proklamacionin #PP10014. Bashkimet familjare dhe lotaria #DV2021 më në fund mund të fillojnë intervistat, si edhe ata të #DV2020 me viza të  vlefshme mund të udhetojnë.
Caktimi i Intervistave për vizat imigruese. Dosjet e para që do t’iu caktohet datë interviste në prill e prapa janë këto sipas radhës:

1. Dosjet që ishin në Konsullatë në shqyrtim dhe mbetën pa shqyrtuar prej pezullimit (nëse anullohet urdhëri, rekomandoj të kontaktoni Konsullatën ose të hyni te sistemi i caktimit të takimeve për të parë nëse ka data të lira). Kujtesë: të gjitha dokumentet: certifikata dhe dëshmi penaliteti të lëshuara më shumë se 1 vit nga data e intervistës janë të skaduara e duhen rinovuar. Vizita mjekësore zakonisht është e vlefshme 6 muaj (nganjëherë 3 muaj). Kontaktoni Konsullaten per te marre 1 date takimi tiranausconsulate@state.gov.

2. Dosjet me Date Kualifikimi nga NVC janar-mars 2021

3. Dosjet e tjera sipas radhës së datës se Kualifikimit nga NVC.

Pyetje: Kur do të më caktohet data e intervistës? Kjo është pyetja që marr më shpesh në Inbox.

Përgjigje: Data juaj do të caktohet sipas radhës së datës se kualifikimit nga NVC. P.sh.: nëse NVC ju solli email në 1 qershor 2020 që dosja është e plotë nga ana dokumentare dhe keni kaluar në pritje për datë interviste, atëherë para jush keni dosjet nga janari 2020 deri me 31 maj 2020. Pra rreth 5 muaj kohe pritjeje. Në varësi se sa shpejt apo ngadalë do të punojë konsullata prej pandemisë është një tjetër faktor i rëndësishëm për caktimin e datës tuaj të intervistës.

Gjithesi, sfida tjeter do te jete rifillimi i punes ne Konsullate me kohe te plote. Aktualisht po punojne me staf minimal prej pandemise.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments