Nga Nestor Dede
……..Ka disa muaj qe pelcasin si tullumbace ” Piramidat” Shqiptare , te ngritura me bekimin e shtetit dhe nen mbrojtjen e lidereve te tij Berisha e Meksi, thithen kursimet e popullit te mbledhura me djerse e me gjak duke punuar rrugeve te botes.Njerezit po humbisnin gjithshka qe kishin fituar ne ato 5 vjet “liri- demokraci”. Z. Berisha i trembur nga indinjimi dhe revoltimi ne popull ka filluar mobilizimin e fshehte te militanteve te tij kryesisht te cilete armatosen dhe paguhen ne garde me 350000 leke te vjetra. Detyra ruajtja e pushtetit me c’do kusht.
19 Shkurt 1997- Fillon greva e urise e studenteve te universitetit Ismail Qemali ne Vlore.
24 Shkurt 1997 e hene!
Ne mbeshtetje te kerkesave te studentave te Vlores fillon ne Universitetin Politeknik te Tiranes bojkotimi i mesimit . Mblidhet nje keshill i cili zgjedh perfaqesine e tij dhe vendos vazhdimin e bojkotit shkallezimin e protestave deri sa te jepet nje zgjidhje problemeve . Te neseermen levizja u pasua ne te gjitha shkollat e larta te republikes dhe vazhdoi pa afat.
Zgjidhje u dha ne fund te asaj jave te djelen.
Te trembur nga permasat e revoltes popullore Me dekret presidencial vendoset gjendje e jashtezakonshme . Nje mase qe nuk ishte marre as nga udheheqja diktatoriale e PPSh-se ne periudhen 91-92. Se si rrodhen ngjarjet me pas besoj te gjithei kujtojne dhe kane historite bet tyre.Por fale veteflijimit te te rinjve vlonjate dhe guximit te Premtos, Fatosit, Dashamirit, Arturit, Fladorikut, rezartes, Gentjanes, eltonit dhe te studenteve te tjere te UPTiranes e te universiteteve te tjera u ngjall guximi, shpresa e vendosmeria, dhe ndjenja e pergjegjesise qytetare e shpalosur dukshem ne protesten e te shtunes qe vijoi, e te diteve qe pasuan.
Koha kalon dhe disa harrojne, disa per inat te” vjerres vene me mullixhine”, disa nuk shkeputen dot nga karrigia dhe ja ku jemi perseri ne nje shkurt qe na kujton rrezimin e diktatoreve.
Ndoshta Shkurti duhej te shpallej “Muaji i Lirise”!

