KreuAktualitetiQeveria Rama “FAL” detyrimet tatimore, ja kush përfiton…

Qeveria Rama “FAL” detyrimet tatimore, ja kush përfiton…

Qeveria Rama “FAL” detyrimet tatimore, ja kush përfiton…

Detyrimet tatimore më të vjetra se 10 vjet do të falen dhe një skemë e re e ripagimit të borxheve të 10 viteve të fundit me përqindje të reduktuara do të vihet në jetë përmes “Paqes Fiskale” 2026–2029.

Në mandatin e katërt qeverisës do të çelet një kapitull i ri bashkëpunimi me sipërmarrjen shqiptare përmes marrëveshjeve disa-vjeçare të lehtësimit tatimor dhe nxitjes së deklarimeve të rregullta.

Paqja fiskale do të jetë një marrëveshje midis Administratës tatimore dhe bizneseve e gjeneruar me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, e cila shmang kontrollet tatimore, përmirëson klimën e biznesit, por nga ana tjetër garanton mbledhjen e detyrimeve tatimore.

Programi qeverisës synon që deri në vitin 2029 të vijohet me politikën e taksës 0% për bizneset e vogla, si dhe të zbatohet reforma e taksës mbi pasuritë e paluajtshme, duke kaluar në një sistem të ri të bazuar në vlerën reale të tregut përmes përditësimit të çmimeve, rivlerësimit masiv të pasurive dhe Kadastrës Fiskale.

Të ardhurat tatimore do të rriten me mbi 30 miliardë lekë në vit përmes zgjerimit të bazës tatimore pa rritur barrën fiskale, përmes digjitalizimit të shërbimeve, si dhe vazhdimit të luftës ndaj informalitetit.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit