KreuAktualitetiQytetarët ankohen se nuk kanë lekë të blejnë produktet e shportës...çmimet në...

Qytetarët ankohen se nuk kanë lekë të blejnë produktet e shportës…çmimet në tavan!

Qytetarët ankohen se nuk kanë lekë të blejnë produktet e shportës…çmimet në tavan!

Qytetarët i kanë blerë më shtrenjtë ushqimet gjatë muajit gusht, gjë që ka sjell reflektim edhe përgjatë muajit shtator.

Abuzime me çmimet në çdo drejtim. Rrogat e shumicës së popullit dhe pensionistët nuk mund ta përballojnë këtë shtrenjtësi.

Rritja mikroskopike e pagës për punonjësit, është një tallje e rradhës përballë rritjes së çmimeve.

Rrogat u ngritnën vetëm për “të ngriturit” deputetë, qeveritarë dhe funksionarë!

Edhe pse tregtia botërore ka hyrë në një fazë të re , në vendin tonë çmimet e ushqimeve të shportës për konsumatorët e përditshëm vijojnë të jenë të larta. Kjo gjë shihet qartazi në tregun e fruta perimeve, ku të shumtë janë qytetarët që kalojnë pranë tezgave pyesin dhe më pas largohen. Një gjë të tillë e pohojnë dhe ata vetë.

Por përballë këtij fakti janë edhe fermerët dhe tregtarët të cilet thonë se kjo rritje vjen si shkak e rritjes së cmimit të plehrave dhe naftës. Ata shtojnë se këto cmime nuk e justifikojnë fitimim e tyre.

Krizë ekonomike në një vend ku kriza e mendimit ka kohë që nuk i hyn më në punë askujt!

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit