ESE – Ornela Çollaku
“ Studentët për Qeverisjen e Mirë “
Sfidat dhe problematikat e studentëve për qeverisjen e mirë zgjuan tek unë kujtimin nga e kaluara. M’u kujtua dita e parë e shkollës atë mëngjes të freskët tetori. Flladi i lehtë më përplasej në fytyrë dhe drithma të lehta mu përshkruan në trup. Me plot emocion dhe e shtyrë nga kurioiziteti për ta parë më nga afër jetën studentore. Pa patur frikë për të ardhmen dhe me vullnet për të kapërcyer çdo pengesë. Dëgjoja prindërit me vëmendje kur më këshillonin se duhej të mësoja shumë për të patur një të ardhme të suksesshme. Vallë ky sukses i dedikohet punës apo është fati që e sjell këtu? Sfidat e shumta shtonin konkurrencën, si rezultat sillnin një mësimnxënie të suksesshme. Ky art i bukur shoqërohet me ulje-ngritjet e veta, të cilat këto dy anë të medaljes nuk bëjnë dot pa njëra-tjetrën, padashur e pakuptuar e shoqërojnë jetën tonë që në lindje deri në vdekje.
Univesiteti, kjo kështjellë e madhe në majë të piramidës së shkollimit qëndron përballë çdo ndjenje të fuqishme duke zënë vend në çdo zemër studenti. Ëndërr e realizuar me sukses. Vallë a do të jetë ky sukses shkëlqimgjatë apo do të jetë dritëshkurtër? Disa shprehen se të bën të jetosh me imagjinatën dhe me ëndrra që veniten për të ecur përpara. Disa të tjerë e shohin si shpëtim të së ardhmes. Investimi në njohuri, në dije na parapërgatit për të qëndruar më të fortë dhe për të na rritur më shumë profesionalisht.
Manuja thotë: “ Virtytet mezi mbahen në këmbë me forcat e veta “. Në thelb vetëm frika nga ndëshkimi i mban në fre njerëzit dhe i lejon seicilit të zotërojë me qetësi atë që është e tij. Veprimet e gjithsejcilit prej nesh janë të komanduara nga ne vetë. Çdokush ka preferencat e veta, dikujt i pëlqen një ngjyrë e caktuar, dikujt muzika, sporti, të gjitha këto janë mënyra të treguari të karakterit tonë. Edhe kur lexojmë ndonjë libër kjo është shprehje e personalitetit tonë, sepse në bazë të kësaj shijeje ne përcaktojmë botën tonë shpirtërore dhe mendore. Nëse personi rritet me një dashuri dhe kulturë familjare të shëndetshme, sigurisht që do të ketë pasoja pozitive në krijimin e personalitetit ose në formimin e karakterit të tij dhe e kundërta. Pra, në njëfarë mënyre jemi ne që në bazë të zgjedhjes që bëjmë përcaktojmë vetë personin që do të jemi.
Ndryshimet e shpeshta në reformën arsimore e ka bërë më të paqëndrueshme shkollimin, e shoqëruar me humbjen e besimit të çdo të riu. Pamundësia ekonomike shkaku kryersor i problematikës në shkollë, që shoqërohet vazhdimisht me etiketimin se vetëm një kuadro mund të nxjerrë fëmijë të arsimuar. Kjo pabarazi klasore e ka vënë akoma më shumë në pikëpyetje idenë ‘ ti mund t’ia dalësh ‘
. Të gjykosh punën e tjetrit është mjaft e thjeshtë, por të të gjykohet puna jote mezi përtypesh mirë. Duhet të përpiqemi të arsyetojmë mirë se koha nuk kthehet dot mbrapsht. Uji rrjedh, por varet nga forma që ne i japim. Jo të stepemi, por ti japim dorën talenteve të reja, ideve novatore se fundja studentët janë e ardhmja, ata janë qeverisësit më të mirë të këtij vendi. Jo ti thërrmojmë dhe të themi se ky ishte fati, ky fat i verbër është shkaku i gjithçkaje. Dëshira e madhe për të hyrë në këtë rreth shoqëror elitar nuk të jepet falas, por duhet kontributi yt. Ti tregosh karakterin tënd të fortë dhe njëkohësisht të mos refuzosh ndjekjen e ëndërrave të tua dhe këmbënguljen për t’ia dalë mbanë. Në do të ndryshosh botën së pari ndrysho veten. Duke e nisur një jetë të re me këmbë të mbarë dhe me frymën bashkëpunuese del më në pah cilësia dhe virtyti njerëzor. Nëse do të dish sesi do të jetë bota në të ardhmen, shih investimin në shkollimin e studentëve të sotëm. Zëri i tyre është zëri i së ardhmes, është zëri i gjithsejcilit prej nesh. Askush nuk është perfekt. Në jetë kemi ulje-ngritje të vazhdueshme por kurrë nuk duhet të dorëzohemi së tentuari të ngrihemi sërish.
“ Disa njerëz vijnë në jetë si bekim. Disa të tjerë si mësim”.- është shprehur Shën Nënë Tereza. Esenca e jetës është si stina me lulëzimin e luleve me çeljen e tyre, që në fund vyshket e thahet. Nëse nuk ndërhyhet shpejt kjo jetë e trëndafiltë do vdesë ngadalë dhe pakuptuar. Servili, intriganti po e fut në kurth me veset e tij. Po e shkatërron, po e magjeps me luksin e shtirur. Nën maskën e pafajsisë, a mund ti shërbesh atdheut? Nëse do të endeshim në çdo qytet, në çdo rrugicë, në çdo shtëpi dhe të pyesnim çdo të ri se, a dëshiron të kesh një vend të mirëqeverisur? Vallë cila do të ishte përgjigja e marrë?
Me siguri, unë dëshiroj të jetoj në një qytet të bukur e të pasur, në një vend ku të jem i sigurt për punësimin tim në të ardhmen, në një vend ku të ketë rregull dhe ligje të forta. Përballë kushteve të tilla social/ekonomike në vendin tonë të rinjtë janë të detyruar të shesin kanoçe për të siguruar bukën e gojës, të punojnë nëpër miniera apo të punonjë si kamarierë.
STOP! Duhet t’i themi stop kësaj jete dhe këtij mentaliteti jetësor. Institucionet shtetërore duhet të punojnë më shumë me këta studentë. Ky besim se unë nuk mund të eci përpara për shkak të shtresës sime shoqërore, i ngulitur aq thellë në mendjen e qytetarit, po i degradon ata akoma edhe më shumë. Ne jetojmë në një botë demokratike ku ekziston liria e fjalës dhe ecja përpara e talenteve të reja. Pikërisht kjo gjë u mungon shkollës, që është një ndër problematikat më të mëdha. Asgjë nuk të ofrohet falas në një pjatë të argjendtë, por është vullneti, këmbëngulja në bazë të një vlerësimi meritokratik që përcakton se deri ku shkojnë aftësitë dhe njohuritë e tua.
Reformat arsimore dhe kualifikime të pafundme të mësuesve u është lënë në harresë, ideja thelbësore: “Mësoni fëmijët që të kenë respekt për veten, shoqërinë dhe të besojnë më shumë në vetvete dhe aftësitë e tyre”. Dikush i rritur në familje në kushte të mira ekonomike dhe me prindër të arsimuar, shancet e tij për të ecur përpara janë më të mëdha. Ndoshta fati, ndoshta se prindërit e mirëedukojnë fëmijën e tyre , u kushtojnë më shumë kohë dhe financojnë pa fund. U ka dhënë kështu mundësinë të marrin edukimin e duhur dhe të ecin përpara. Por e kundërta nëse do të pyesnim dikë me kushte ekonomike jo të mira dhe me prindër punëtorë të thjeshtë,- si e sheh të ardhmen tëndë? Pangurruar përgjigja e marrë do të ishte ndoshta mjek, avokat, pilot, arkitekt, etj, me sytë e mbushur me lot me buzën që dridhet dhe fjalët që dëgjohen nuk kam mundësi të eci më shumë. Edhe sikur të jem më i miri hapat e mi dihen, këto janë kushtet e mia.&j&
Nëse e vrasim trurin pak më shumë, si mund të përmirësohen këto dhe kush janë personat përgjejgjës për ta bërë ndryshimin. Janë pikërisht studentët. Studentët janë e ardhmja e një qeverisjeje të mirë.
Napolon Bonaparti është shprehur se: ”Ka hajdutë që nuk dënohen edhe pse të vjedhin gjënë më të çmuar, kohën”.
Kjo brengë e thellë , është brenga e njeriut gjithmonë në kërkim të së mirës. Duket si një brengë që shpreh dhimbje, të paarmatosur që s’janë në gjendje të ngrihen të luftojnë për këtë të ardhme. Duke u gjendur në këtë qorrsokak nuk sjell asnjë dobi në përparimin shoqëror. Studentët të përpiqen ta ndiejnë vlerën e punës si bazë të kulturës dhe të vënë aftësitë e tyre në shërbim të një synimi pozitiv.
“Jeta është si trëndafili, cilësia dhe e bukura varet sesa punë e mund i ke kushtuar.”
@NewsIn.Al

