KreuAktualitetiRama “blen” Dash Sulën, e bën Kryeinspektor në vend të Hajdarit

Rama “blen” Dash Sulën, e bën Kryeinspektor në vend të Hajdarit

Rama “blen” Dash Sulën, e bën Kryeinspektor në vend të Hajdarit

Një tjetër lëvizje me aromë pazari politik është formalizuar nga Kryeministri Edi Rama, i cili ka emëruar Dashnor Sula në detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, duke larguar nga posti Hajdar Hajdari.

Vendimi vjen në një moment delikat politik, ku mazhoranca po kërkon të forcojë kontrollin mbi institucionet kyçe dhe të neutralizojë zëra kritikë apo figura të paqëndrueshme. Emërimi i Sulës shihet gjerësisht si shpërblim politik dhe jo si rezultat i një procesi transparent apo gare meritokratike. Duket se faktorë lokalë të Elbasanit mund të kenë ndikuar dhe lobuar për emërimin e Dash Sulës në këtë post.

Dashnor Sula, i njohur për lëvizjet e tij të shpeshta politike dhe qëndrimet fleksibël sipas interesit të momentit, kalon kështu nga roli i deputetit kritik në një post të rëndësishëm ekzekutiv, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi pavarësinë e Inspektoratit të Përgjithshëm.
Nga ana tjetër, largimi i Hajdar Hajdarit nuk është shoqëruar me asnjë shpjegim zyrtar bindës, çka forcon dyshimet se ndryshimi nuk lidhet me performancën, por me nevojat politike të Kryeministrit për të “blerë” qetësi dhe mbështetje.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit