KreuAktualitetiRespekt e mirënjohje për duart e arta, për ata që në themel...

Respekt e mirënjohje për duart e arta, për ata që në themel të jetës kanë punën, nderin, pastërtinë!

I Maji është treguesi më i mirë i të ashtuquajturave Sindikata Të Pavarura Shqiptare…
I pa kush? I dëgjoi kush?

Qindra punëtorë humbasin vendin e punës, një pjesë punojnë pa sigurime teknike e shoqërore, pagat janë minimale dhe pothuajse të gjithë të punësuarit janë të varur nga partitë politike që i punësojnë, si dhe kur tu teket…

Kush mundet të mbrojë të drejtat e tyre? Sindikatat…Apo ata që nga drejtues të Bashkimeve Profesionale para 30 vjetësh, papritur u quajtën të tillë për të grabitur me të pa të drejte pronat, kampet e punëtorëve, etj, që sistemi komunist i kishte lënë në varësi të tyre.

Dhe këta bënin vetëm një shërbim…shitën pronat shtetërore apo private të dhuruara padrejtësisht, u strukën nëper partira dhe u gdhinë milionerë…kalanderë!

Këta janë “të pavarurit” që çirren nëpër mitingje si të tillë….Këta janë ata që dot duhet të drejtonin protestat, skuthë që pseudodemokracia i bëri milionerë dhe i vuri për të drejtuar të gjithë  punëtorët në kërkim të të drejtave të tyre… janë ata që janë askush…!

Respekt e mirënjohje për duart e arta, për ata që në themel të jetës kanë punën, nderin, pastërtinë!

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit